Dhunoi 5-vjeçaren me autizëm, lirohet nga paraburgimi logopedi nga Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Logopedi Iljasa Fazliu, i cili dhunoi 5-vjeçaren me autizëm, është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan, pasi Gjykata Themelore në Gjilan njoftoi se Fazliut se bashku me dy familjarë të vajzës, babain dhe dajën, iu është hequr masa e paraburgimit.

Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Insadjeri, thuhet se kjo masë është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Lirimin e tyre e ka konfirmuar edhe avokati i dajës se 3-vjeçares, Arbër Spahiu. Ai tha se që nga fillimi nuk kanë qenë të kënaqur me caktimin e masës së paraburgimit për familjarët e vajzës të cilët ushtruan dhunë ndaj logopedit pas publikimit të skandalit.

“Sot me date 19.12.2022 pranë Gjykatës Themelore ne Gjilan kemi ushtruar kërkesë për ndërprerjen e masës se paraburgimit ndaj te mbrojturit tim R. S dhe ashtu siç qenkeni njoftuar ju, gjykata për të mbrojturin tim por edhe për dy të pandehurit e tjerë e ka ndërprerë masën e paraburgimit, dhe të njëjtën masë e ka zëvendësuar me Masën e Ndalimit për t’iu Afruar Vendit apo Personit të Caktuar. Vlen të theksohet se ne si mbrojtje nuk kemi qenë të kënaqur që nga fillimi me caktimin e paraburgimit”, tha ai.

Insajderi ka publikuar audio incizimin se si logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu abuzon psiqikisht me një vajzë të mitur në ordinancën e tij e cila është me autizëm. Në atë ordinancë, 3 vjeçarja po ofendohej e shahej nga vetë logoped Fazliu.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik në Kosovë dyshohet se ka ndodhur disa ditë më parë por u bë publik vetëm mbrëmjen e djeshme pas publikimit të një video ku shihej sesi logopedi dhunonte 5-vjeçaren me autizëm. Familjarët e të miturës pas kësaj ngjarje kanë dhunuar Iljaza Fazliun, i cili momentalisht ndodhet në spital ku dhe do i jepet masa e sigurisë nga Gjykata. Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër rast dhune tronditi opinion në Kosovë ku shihej se tre infermiere në një azil në Pejë dhunonin të moshuarën.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV