E grabiti me forcë duke i shkaktuar vdekjen, ja 36-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I grabiti me forcë çantën një 83-vjeçareje, duke i shkaktuar vdekjen të moshuarës në Greqi, ky është 36-vjeçari shqiptar i arrestuar i identifikuar si Alvin Musaj. Të dhënat, identitetit e fotot e 36-vjeçarit janë bërë publike në mediat greke.

Mësohet se 36-vjeçari shqiptar ka kryer dhe grabitje të tjera në periferi të Athinës, në Ilioupoli dhe Dafni.

Rezulton se 36-vjeçari, më 10 nëntor të këtij viti, teksa ishte duke drejtuar një motoçikletë në Ilioupoli i ka grabitur çantën 83-vjeçareje, e cila u rrëzuar në tokë e mbeti e plagosur. Dy ditë më pas ajo ndërroi jetë.

Motoçikleta u gjet më pas e braktisur në të njëjtin zonë nga punonjësit e policisë dhe u vërtet se i përkiste 36-vjeçarit.

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij, si dhe në një ambient tjetër, iu gjetën dhe sekuestruan veshjet që kishte përdorur gjatë grabitjeve, 53 pilula lëndë narkotike, dy peshore elektronike precize dhe një celular.

36-vjeçari shqiptar i arrestuar ka dhe një dënim në pritje prej 15 muaj burgim për vjedhje.

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV