Leo Messi nuk mendon tërheqjen nga kombëtarja: “E dija që Zoti do të ma jepte këtë Kupë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ishte euforik në përfundim të finales që e shpalli kampion bote. “Pleshti” tha se e dinte se Zoti do t’i jepte titullin e shumëpritur.

“Është mbresëlënëse që përfundoi kështu. E dija që në një moment Zoti do të ma jepte dhe nuk e di pse kisha një parandjenjë dhe ndjeva se do të ishte kështu. Jam jashtëzakonisht i lumtur”, tha numri 10 i Argjentinës në një prononcim për televizionin publik të vendit të tij.

Nga ana tjetër, theksoi se ndeshja kundër Francës ishte “shumë e çuditshme”, duke e krahasuar me çerekfinalen kundër Holandës.

“Vuajtëm shumë, por ia dolëm. Mezi presim të jemi në Argjentinë për të parë se sa e çmendur do të jetë kjo,” tha sulmuesi i París Saint-Germain.

Messi e pranon se të qenët kampion bote është gjëja më e madhe që i ka ndodhur në karrierën e tij sportive.

“Nuk ka asgjë që mund të krahasohet me këtë. Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës i fitova pothuajse në fund të karrierës sime. Por nga ana tjetër unë e dua futbollin, më pëlqen ajo që bëj. Të gjithë e duan këtë Kupë, është ëndrra e vogël e kujtdo. Unë kam qenë me fat që kam arritur gjithçka në karrierën time dhe tani po shkoj në Argjentinë për ta shijuar me njerëzit.”

I pyetur nëse do të tërhiqej nga kombëtarja pasi fitoi Botërorin, Leo e bëri të qartë:

“Jo, nuk tërhiqem nga kombëtarja. Dua të luaj me fanellën e Argjentinës si kampion bote.”

Të fundit

“Familja Meta ka fshehur provat”/ Avokati: Nëse provohet, dënimi mund shkon 10-15 vite

Në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara foli çështjen Meta-Kryemadhi që kanë tre akuza të...

Dita sot me vranësira, ulen temperaturat në vend

Ditën e sotme (31 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e...

Serbia zemëron Rusinë, Zakharova: Duhet të mbani përgjegjësi për fatin e popullit

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, po vihen në sprovë të vështirë kohët e fundit. Moska nuk po e përtyp dot, atë qe u pa...

Jam një nga shumë mjekët palestinezë në Izrael, nuk do ta braktisim betimin tonë

Nga Lina Qasem-Hassan Ne kemi premtuar të ofrojmë kujdes të barabartë për të gjithë. Tani po ndëshkohemi për të folur kundër vrasjes së mjekëve dhe...

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i...

Lajme të tjera

Web TV