Takimi Krifca–Fesneau, rritja e produktit shqiptar në tregjet franceze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca është takuar me homologun francez Marc Fesneau, për të diskutuar mbi rritjen e prezencës së produkteve bujqësore shqiptare në tregjet franceze si dhe për forcimin e programit të asistencës franceze për blegtorinë shqiptare nëpërmjet Institutit Blegtora Francez, IDELE.

Dy ministrat diskutuan gjerësisht mbi zgjerimin e bashkëpunimit me Francën në blegtori, bujqësi, agropërpunim, veterinari dhe shërbimet agromjedisore mes dy vendeve tona.

Ministrja Krifca përvec kërkesës për të zgjeruar kontaktet mes tregjeve franceze dhe prodhuesve shqiptarë shprehu gjithashtu interesin për ta shtrirë projektin e asistencës në blegtori, përvec Korcës dhe Gjirokastrës, edhe në qarqe të tjera.

Ministrat gjithashtu dakordësuan mes tyre ndërtimin e planit konkret të punës për bashkëpunim cilësor në formën e asistencës teknike për fuqizimin e agjencisë së pagesave dhe rritje e shkëmbimeve të praktikave dhe standardeve mbi politikat aktuale të BE-së në bujqësi, marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet në pranverën e ardhshme në Tiranë.

Të fundit

Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Sipas...

Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Po ashtu është konfirmuar...

Fox News: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

Fox News ka bërë të ditur se një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA po nominon Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për...

Antony Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim i madh

Nga Antony J. Blinken, ish-Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden. Botuar fillimisht në "New York Times" Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre prej...

Komandanti i Gardës Revolucionare: Trump është i marrë dhe injorant

Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad...

Lajme të tjera

Web TV