“Më fal Angli për punën në shtëpi bari”/ 22 vjeçari shqiptar kërkon falje para gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Më fal Angli”, këto janë fjalët që një shqiptar i akuzuar për qëndrim pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike ka thënë para gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar.

Xhesi Hajdari, 22 vjeç u arrestua më 7 nëntor nga policia britanike, pasi u kap duke u kujdesur për bimët e kanabisit.

Gjatë kontrolleve të kryera nga policia në një banesë në Acocks Green, Xhesi Hajdari në momentin që ka tentuar të largohet ka rënë nga çatia dhe është arrestuar nga policia.

Në banesë u gjetën 150 bimë kanabisi me vlerë 100, 000 £. Hajdari është dënuar me shtatë muaj burgim nga drejtësia britanike.

Ai ka thënë para gjykatës se në Angli ka shkuar për të punuar në ndërtim dhe se më pas është takuar me disa miq nga Shqipëria të cilët e kanë lidhur me bandat që merren me drogë.

“Jeta e tij në Shqipëri është e vështirë dhe se ka vetëm nënën dhe motrën. Për shkak të përfshirjes në gjakmarrje babai dhe vëllai i tij janë detyruar të largohen nga Shqipëria. Arsyeja përse kishte udhëtuar drejt Britanisë ishte të ndihmonte familjen”, ka thënë avokati i 22-vjeçarit.

 

Të fundit

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet...

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Lajme të tjera

Web TV