Greqi-Shqipëri, “deti Jon” përfundon në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi në dukje thjesht të mira, kanë në mes një çështje jo të vogël të pazgjidhur siç është ndarja e detit mes dy vendeve. Pas dështimit të disa viteve negociata, të dyja palët tashmë janë dakordësuar që çështjen ta shqyrtojë një palë e paanshme siç është Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Megjithëse publikisht dhe diplomatikisht të dyja palët flasin për marrëdhënie të mira dhe miqësore, sërish Greqia vijon të mbajë në fuqi “Ligjin e Luftës” me Shqipërinë që nga viti 1940. Takimi i sotëm i Ramës me homologun grek Mitsotaqis pritet me inters ku çështjet që pritet të diskutohen janë ato të ndarjes së detit, por edhe të të drejtave të minoritarëve grek në Shqipëri. Jo pa qëllim Mitsotaqis ka zgjedhur që vizitën ta kryejë në Himarë dhe Bashkinë e Finiqit, duke u takuar me përfaqësues të minoritetit atje. Por ndërsa në viztë do shoqërohet me Ramën mësohet se do diskutohet edhe “Ligji i Luftës”, por mund të përjashtohet hapja e “Çështjes Çame”, që Greqia jo vetëm nuk e njeh, por duket se ka vendosur “veton” që të mos hapët për diskutim mes dy vendeve. Në kuadër të kësaj vizite të rëndësishme ditën e djeshme ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takua me Homologun Dendias. Shqipëria dhe Greqia kanë rikonfirmuar vullnetin për kërkimin e një kompromisi për referimin e çështjes së detit në Hagë. Në një konferencë të përbashkët ministrja e Jashtme Xhaçka u shpreh se mes dy vendeve ka vullnet dhe mirëkuptim për ta trajtuar çështjen në instancat ndërkombëtare. Duke komentuar referimin e çështjes së detit në Hagë, Dendias u shpreh do shërbejë si një kapitull i ri për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar 2 vite më parë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrit grek Dandias më 20 tetor të 2020, çështja e detit do marrë zgjidhje nga instancat ndërkombëtare. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme u shpreh sot se rikonfirmimi i kompromisit i arrirë ditën e sotme vjen si nevojë për të trajtuar zgjidhjet e problematikave të hershme. Xhaçka u shpreh se kanë mirëkuptimin për zgjidhjen e çështjeve të vështira siç është shfuqizimi i ligjit të luftës. “Kemi mirëkuptim për të kërkuar zgjidhje për çështje të vështira, si shfuqizimi i Ligjit të Luftës apo çështje të karakterit kufitar.”- tha Xhaçka. Duke e cilësuar Greqinë si mik të çmuar, ministrja Xhaçka u shpreh se një ndër çështjet që do të shërbejë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike është bashkëpunimi në fusha si mbrojtja sociale dhe kultura. Ministrja por edhe homologu i saj theksuan bashkërisht se minoriteti grek në Shqipëri dhe anasjelltas janë ura për të forcuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.  Ndërkohë, ministri grek Nikos Dandias u shpreh se rikonfirmimi dhe vullneti i kompromisit për referimin e çështjes së detit në Hagë hap një kapitull të ri për marrëdhëniet dypalëshe. Më tej, ministri theksoi se Shqipëria dhe Greqia kanë arritur të bashkëpunojnë me sukses në shumë fusha çka ka ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve. Në turin e tij në Ballkan, ministri i Jashtëm grek ritheksoi mbështetjen e Greqisë për vendet e rajonit në Bashkimin Evropian. Të njëjtin mesazh, Dendias e përcolli edhe në Beograd e Prishtinë. Duke e cilësuar si një rrugë me një kalim, Dendias u shpreh se “qetësia” e rajonit është me një rëndësi shumë të madhe në perspektivën evropiane. Të dy diplomatët pohuan mirëkuptimin mes tyre për heqjen e ligjit të luftës, zgjerimin e bashkëpunimit, ndërsa shpjeguan qëndrimet mbi situatën në Ballkanin perëndimor dhe më tej, mbi situatën e sigurisë në Europë. “Ne jemi aleatë në NATO dhe ndajmë të njëjtën qasje strategjike në mbrojtje të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat është ndërtuar siguria e kontinentit tonë, duke dënuar sulmin që u është bërë këtyre parimeve dhe vlerave nga agresioni rus në Ukrainë. Në këtë situatë, integrimi euro-atlantik i rajonit tonë merr rëndësi parësore dhe ky proces duhet të përfshijë domosdoshmërisht edhe Kosovën”, deklaroi ministrja Xhaçka. Ministri Dendias tha se sulmi rus mbi Ukrainë është një nga shembujt e anashkalimit të drejtës ndërkombëtare, ndonëse jemi në shekullin e 21. Ndërsa theksoi se Athina mbështet vijimësinë e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, me synimin që të arrihet një zgjidhje tërësore. “Greqia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë, madje ajo mbështet perspektivën europiane të gjithë Ballkanit perëndimor. Këtë mesazh ajo ia ka shprehur Beogradit, Prishtinës dhe Shkupit. Perspektiva europiane e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është rrugë me një kalim”, theksoi zoti Dendias. Ai tha se ndërkohë janë shfaqur fuqi të çuditshme, që synojnë kthimin në kohë të tjera, në perspektiva dhe koncepte të tjera dhe për Ballkanin perëndimor, ku sipas tij, ato duan të krijojnë zona ndikimi, të cilat nuk shkojnë mbarë as me perspektivën europiane dhe as me vlerat europiane. Të dy diplomatët pohuan se ishin marrë vesh për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e shoqëror, si investimet dhe pensionet e shqiptarëve në Greqi, dhe shumë tema të tjera me interes dypalësh, mes të tjerave edhe për mbrojtjen e lumit Vjosa.

Të fundit

Madonna ankohet për heqjen e të drejtave të LGBTQ+ nga Trump

Madonna është ankuar për një kthim prapa të të drejtave të personave LGBTQ+ nën presidentin e ri të SHBA,...

Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro po shfaq tendenca të forcimit. Pas 5 muajsh në rënie të ndjeshme euro po i afrohet nivelit të 100 lekëve. Për 99.71 lekë...

7 mënyra për t’u kujdesur për flokët gjatë stinës së dimrit

Periudha e dimrit mund të jetë shkatërruese për flokët tuaj, dhe për të bërë të mundur parandalimin e asaj që mund t’i dëmtojë ato,...

Alibaba prezanton version të ri të IA, më i mirë edhe se DeepSeek

Gjigandi kinez i teknologjisë Alibaba ka njoftuar prezantimin e një versioni të ri të inteligjencës së tij artificiale, të njohur si Qwen2.5 Max. Sipas Alibaba...

Njihuni me njeriun që mati botën

Në një periudhë kur Evropa kishte hyrë në errësirën e Mesjetës, bota islame kalonte një epokë të artë zbulimesh dhe njohurive intelektuale. Një ndër...

Lajme të tjera

Web TV