Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, arrestohet ish kryebashkiaku i Himarës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano është arrestuar nga policia pasi mbrëmjen e djeshme përplasi për vdekje të miturin Elio Hamiti, i cili po lëvizte në këmbë në Llogara.

“Vlorë; Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.”- njofton policia.

Të fundit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta...

1792 – “Marsejeza”, kur një këngë lind nga gjaku dhe ngrihet mbi flamuj

Nga Leonard Veizi Ka këngë që lindin në dhoma të heshtura dhe harrohen mes letrash. Kashtu siç ka çaste në histori kur një këngë nuk...

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj…

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit...

“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

30 Qershor 1934 Nga Leonard Veizi Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato netë ku heshtja bëhet më...

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV