Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Rënia e euros ‘kërcënon’ me faliment eksportuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rënia në pikiatë e euros po tërheq pas vetes eksportuesit. Forcimi i ndjeshëm i monedhës vendase jo vetëm që nuk po i bën të mendojnë për fitime por i ka shtyrë në kufijtë e mbijetesës. Të dorëzuar para luhatjeve të kursit të këmbimit, ata thonë për Gazetasi.al se i druhen faktit që fabrikat prodhuese mund të shkurtojnë vendet e punës ose të mbyllin aktivitetin. Kjo prishje e ekuilibrit relativisht të qëndrueshëm euro/lek që tipikisht ndodh në dhjetor, i gjeti të papërgatitur pasi nuk prisnin një rënie aq të ndjeshme.

Edvin Prençe, Kryetari i Shoqatës Pro-Eksport, shprehet me shqetësim për Gazetasi.al se vetëm në këtë hark kohor prej kur euro nisi rënien graduale,sektori llogarit një humbje prej 400 mijë euro.

“Rënia e euros ka dëmtuar rëndë sektorin. Përballimi është shumë i vështirë sepse kostot janë rritur dhe lënda e parë është ulur ndjeshëm. Të gjithë vështirësitë me të cilat po përballemi e bëjnë sektorin tonë të mos jetë kompetitiv në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit të cilat janë edhe konkurrueset tona”, thotë ai për Gazetasi.al.

I pyetur në lidhje me masat që kanë marrë kompanitë fason për t’u mbrojtur nga luhatjet e kursit të këmbimit dhe zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros, ai u shpreh se masat që ata kanë në dorë janë të pakta.

“Jemi në diskutime me bankat e nivelit të dytë për fiksim në mënyrë preferenciale të kursit të këmbimit, të paktën 6 mujorëshe por edhe bankat druhen kur shohin këto luhatje aq të frikshme të këtij kursi”, thotë ai.

Kompanitë fason punojnë duke lidhur “Kontrata me Porosi”, ku caktojnë paraprakisht çmimin për porosinë e tyre. Pas përcaktimit të çmimit është i vështirë rinegocimi me porositësit. Në rast se kompanitë rrisin çmimet, ata përballen menjëherë me rrezikun e humbjes së klientëve dhe uljen e volumeve tregtare.

Në një situatë të tillë ata nuk mund të bëjnë asgjë tjetër përveçse të amortizojnë humbjet te fitimet e tyre.

“Masat që ne personalisht si biznese mund të marrim nuk janë shumë pasi po flasim për biznese që tashmë kanë kontrata të firmosura prej kohësh me ndërkombëtarët dhe është e vështirë që të kërkosh herë pas here rritje ose rishikim të çmimit.

Konkurrentët tanë në vende si Maqedonia apo Serbia janë të mbrojtur dhe të mbështetur nga shtetet e tyre. Rreziku që firmat e huaja të cilët bashkëpunojnë me ne të largohen drejt këtyre vendeve është tepër i lartë”, vijon mandej ai.

Lexo edhe :  Kursi valutor sipas Bankës së Shqipërisë/ Euro poshtë 100 lekë

Përveç “kapriçove të tregut monetar”, siç e cilëson ai, Prençe thotë se sektorit momentalisht i është shtuar edhe një hall tjetër.

“Është shtuar edhe një trend i ri, një rënie e porosive nga vendet europiane, pasi magazinat janë plot dhe nuk ka pasur akoma një stinë normale dimri dhe shitjet kanë rënë nga mungesa e fuqisë blerëse”, thotë ai duke shtuar se tremujori i parë i vitit të ardhshëm do e gjejë sektorin të çoroditur dhe të lodhur nga mungesa e likuiditetit.

“Rreziku sa vjen dhe bëhet më i dukshëm si nga faktorët e brendshëm ashtu edhe nga faktorët e jashtëm”, mbyll ai për Gazetasi.al.

Të njëjtin shqetësim me të ndan dhe Filip Gjoka, Kreu i Shoqatës së Bimëve Medicinale.

“Duke qenë se shumica e shpenzimeve tona janë në lek, të ardhurat më të pakta të tyre si pasojë e uljes së vlerës së euros shkaktojnë probleme serioze në përballimin e kostove të prodhimit e pagave”, citon ai.

Të mërkurën (21 dhjetor) euro ra për herë të parë nën nivelin e 114 lekëve. Sipas agjentëve valutorë faktorët që po rrëzojnë euron janë kryesisht të tregut të brendshëm, pasi ajo që konstatohet në një analizë të përgjithshme është forcimi i lekut vendas, kundrejt të gjitha monedhave të tjera. Ata e lidhin me efektin sezonal duke qenë se përgjithësisht në periudhën e festave të fundvitit kthehen më shumë emigrantë në Shqipëri. Historikisht, kjo periudhë sjell rritje të flukseve valutore hyrëse në ekonomi dhe një zhvlerësim të euros në kursin e këmbimit me lekun.

Nga ana tjetër, për qytetarët apo bizneset që kanë marrë hua në euro kjo është periudhë e favorshme pasi këstet e kredive janë më të lira në valutë si dhe për ata që zgjedhin të bëjnë pushime jashtë vendit duke përfituar nga dobësimi i euros.

Po ashtu, rënia e euros i bën importet më të lira pasi pjesa më e madhe e tyre bëhen në këtë valutë. Gjatë konferencës së fundit për këtë vit të politikës monetare, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, tha se kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka pasur tendenca forcimi por tregjet financiare do vazhdojnë të jenë të qeta.

Të fundit

Sezoni i lajthive/ Ja 4 arsye të rëndësishme përse duhet t’i konsumoni rregullisht

Lajthitë janë ndër arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut. Popullariteti i tyre nuk shuhet kurrë si pasojë...

Shmangni faturat e majme/ Disa mënyra për të ulur konsumin e energjisë elektrike

Të gjithë e kemi parasysh ndjesinë kur fatura e energjisë elektrike të shkarkon gjithë energjinë e brendshme, ndërsa ndjen xhepin të të zbrazet. Nëpërmjet këtyre...

Influenceri më i madh i YouTube përballet me padi, ja për çfarë akuzohet

Jimmy Donaldson, i njohur si MrBeast, influenceri më i madh i YouTube me gjysmë miliardë fansa dhe një perandori globale biznesi, tani po përballet...

8 ‘emoji’ të reja, kush është “më e shumëpritura” mes tyre

Më në fund, një ‘emoji’ që na përfaqëson më së miri të gjithëve do të vijë së shpejti: një fytyrë e rraskapitur me rrathë...

Rrebeshe në të gjithë vendin, paralajmërimi i meteorologes: Çështje orësh

Pas të hënës me diell, e marta e sotme ka nisur e zymtë dhe për çështje orësh priten rrebeshe në të gjithë territorin e...

Lajme të tjera

Web TV