Sulm kibernetik/ Banka Credins: Llogaritë e klientëve janë të sigurta dhe të paprekura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Credins ka sqaruar sot klientët se pavarësisht se ra pre e një sulmi kibernetik, të gjitha llogaritë dhe asetet e tyre janë të sigurta dhe të paprekura

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Credins bën të ditur se stafet e teknologjisë së informacionit dhe sigurisë kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë “duke njoftuar të gjitha organet rregullatorë e mbikëqyrëse të cilat janë duke ofruar mbështetjen maksimale”.

NJOFTIMI

Me qëllim të informimit të drejtë dhe evitimit të shqetësimeve të klientëve tanë, njoftojmë të gjithë klientët e Bankës Credins që kemi qenë pre e një sulmi kibernetik, ku për pasojë një sistem periferik është prekur e më tej është izoluar duke siguruar që janë zbatuar masat më të larta të sigurisë informatike.

Stafet tona të teknologjisë së Informacionit dhe sigurisë, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë, duke njoftuar të gjitha organet rregullatore e mbikqyrëse të cilat janë duke ofruar mbështetjen maksimale.

Banka Credins i siguron të gjithë klientët, se të gjitha llogaritë dhe asetet e klientëve te saj, janë të sigurta dhe të paprekura nga ky sulm.

Banka Credins ju kërkon ndjesë të gjithë klientëve për shqetësimet e krijuara duke theksuar se siguria e tyre është e garantuar.

Gjithashtu, njoftojmë të gjithë personat që publikimi i informatave personale në mënyrë të pa autorizuar përbën shkelje ligjore, prandaj edhe kërkojmë që menjëherë të ndalet shpërndarja e këtyre informatave.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin. Të gatshëm për t’ju shërbyer gjithmonë

 

Të fundit

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit,...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

“U befasova nga Berisha. Më shkroi në 12 të natës dhe…”

Ilnisa Agolli ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në Top Channel dhe në Top...

Lajme të tjera

Web TV