Papa Françesku uron Krishtlindjes: Bota sot është e ‘uritur’ për paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit duke përcjellë urimin për festën e Krishtlindjeve në të gjitha gjuhët e botës.

Ai iu kthye sërish temës së luftës në Ukrainë, duke thënë se sot bota po vuante nga një “uri për paqe”. “Vështrimi ynë u mbushtë me fytyrat e vëllezërve dhe motrave ukrainase që po jetojnë këtë Krishtlindje në errësirë, në të ftohtë, ose jashtë shtëpive të tyre, për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga dhjetë muaj luftë”.

“Bota po përjeton një mungesë serioze paqeje edhe në rajone të tjera”, tha ai duke kthyer vëmendjen drejt Lindjes së Mesme. Ai kërkoi rifillimin e dialogut mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Ai kërkoi që ushqimi të mos përdoret si armë lufte. “Ne mendojmë për njerëzit që vuajnë nga uria, veçanërisht fëmijët, ndërkohë që çdo ditë shpenzohen burime financiare për armë.

Lufta në Ukrainë e ka përkeqësuar më shumë situatën duke lënë popullata të tëra në rrezik për shkak të urisë, veçanërisht në Afganistan dhe disa vende në Afrikë. Ne e dimë që çdo luftë shkakton uri. Në këtë ditë le të angazhohemi të gjithë, edhe ata që kanë përgjegjësi politike”.

Të fundit

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Luca Toni këshillon Juventusin: Ta them unë se kë duhet të blesh

Luca Toni ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic. Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David,...

E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për… një lojë domino

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi. Burime për A2 bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV