Kontrollet në banesën e Ervis Martinajt, Policia jep informacion zyrtar: Çfarë u gjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat speciale RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë mësynë mëngjesin e kësaj të hëne në banesën e Ervis Martinajt dhe të afërmve të tij në Fushë Kuqe të Kurbinit. Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për kontrollet e befasishme, që u zhvilluan në 3 banesa dhe në disa ambiente.

Në njoftim policia thotë se kontrollet erdhën në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”. Gjatë operacionit, policia thotë se u sekuestruan 2 armë zjarri, 1 silenciator, mijëra municione luftarake, radio, fenelina, uniforma policie, maska dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Kontrollet vijnë 8 muaj pasi Martinaj u shpall në kërkim si person që kishte porositur vrasjen e shtetasit Endrit Dokle dhe 4 muaj nga denoncimi si i zhdukur nga familjarët.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT

Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e shtetasve: Ervis Martinaj, F. M. dhe R. M.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, sendet e mëposhtme:

• 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare. Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

 

Lexo edhe :  Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Të fundit

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere!

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë...

Parashikimi i motit për sot, kthjellime e alternime vranësirash

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime...

Lajme të tjera

Web TV