Vrasja që tronditi Tiranën, flet vëllai i Edmond Papës: Nuk ruhej, s’ka pasur konflikte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë familjarët e Edmond Papës ka reaguar për mediat, pas vrasjes së bujshme te Komuna e Parisit.

Kunata i tij është shprehur se ka dëgjuar krismat, por kishte menduar se kishin qenë fishekzjarre. Përpara hetuesve, kunata ka thënë se pasi kishte telefonuar ambulancën, nuk e kishte pritur deri sa ajo të vinte, por kishte marrë makinën e vetë Edmond Papës dhe ishte nisur drejt spitalit.

“Në orën 10:00 në shtëpi kanë ardhur vjehrra së bashku me kunatin. Ata kanë ardhur në Tiranë me automjetin e kunatit tim, pasi do të kryenin disa vizita mjekësore të vjehrrës. Rreth orës 16:15, kunati më kërkoi që t’i jepja për të ngrënë vjehrrës, para se ta çonte për vizitë mjekësore. Kur isha duke i dhënë për të ngrënë vjehrrës dhe në ato momente dëgjova të shtëna. Kujtova se mos ishin fishekzjarrë, por më pas ra zilja e portës dhe ishte pronari i lokalit, ai më tha të lajmëroja ambulancën pasi ishte plagosur kunati im në lokalin e tij. Telefonova ambulancën dhe pastaj mora automjetin e kunatit tim për ta dërguar në spital, por më pas erdhi policia dhe ambulanca që e mori”, tha ajo për Report TV.

I vëllai është shprehur se Edmondi nuk ruhej pasi nuk kishte konflikte.

“Nuk kam parë asnjë shqetësim të vëllai dhe ai nuk ruhej, nuk ka pasur konflikte”, tha thënë vëllai i Edmond Papës.

Të fundit

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën...

Australia ndalon Youtube për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

Faqja e internetit YouTube do të përfshihet në listën e rrjeteve sociale që do të ndalohen në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeç. Platforma e...

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij të pazakontë, pushtetit dhe gruas...

Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

Në urën e liqenit të Ujmanit duhej të vendosej një shenjë që ndalon hedhjen nga ura. Kështu thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti. Çështja e...

Rama për fëmijërinë gjatë komunizmit: Nuk kishim shumë, por…

di Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku është pyetur edhe për fëmijërinë...

Lajme të tjera

Web TV