“Të rinjtë e shkolluar po ikin”, BE del me kërkesën e fortë drejt Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Qeveritë e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, duhet të përshpejtojnë reformat, duke përfshirë ato në energjinë e pastër dhe burimet e rinovueshme, për të korrur përfitime mjedisore, por edhe për të përmirësuar standardet e jetesës”, kështu tha në një intervistë për EURACTIV nënpresidentja e Bankës Evropiane të Investimeve, Lilyana Pavlova.

Sipas saj është thelbësore të vazhdohet puna për rritjen e konkurrencës së ekonomive rajonale përmes tranzicionit të gjelbër dhe respektimit të standardeve të BE-së.

“Kjo, është ‘jetike’ për krijimin e një mjedisi më të mirë biznesi dhe standarde jetese për njerëzit në rajon, dhe për përmirësimin e perspektivave të punësimit për të rinjtë me arsim të lartë dhe të rinj që përbëjnë rreth 40% të emigrimit nga Shqipëria”, tha ajo.

Pavlova njohu potencialin e jashtëzakonshëm për energjinë e gjelbër në rajon. Në rastin e Shqipërisë, ajo vuri në dukje se për shkak të përdorimit të hidrocentraleve dhe mungesës së gazit dhe qymyrit, sfidat e saj janë shumë të ndryshme nga pjesa tjetër e rajonit.

“Vendi mund të bëhet i vetëmjaftueshëm në energji të pastër dhe madje edhe një eksportues neto. Shqipëria është ndër vendet evropiane me orët më të larta të diellit në vit dhe ka potencialin më të lartë për energjinë diellore në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

E kombinuar me kapacitetin e saj të konsiderueshëm hidroenergjetik, mund të bëhet një “bateri e gjelbër për rajonin më të gjerë”.

Por për të korrur vërtet përfitimet e energjisë diellore dhe të erës në Shqipëri, sipas saj aksesi në financim, përforcimi i rrjeteve të energjisë elektrike dhe ndërgjegjësimi i publikut për përfitimet e burimeve të rinovueshme duhet të përmirësohet më tej.

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV