U bllokua në makinë prej motit, 22-vjeçarja i dërgoi video familjarëve para vdekjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 65 persona kanë humbur jetën nga stuhia e fuqishme që ka goditur Shtetet e Bashkuara. Në mesin e viktimave është një 22-vjeçare nga Buffalo, e cila para vdekjes i ka dërguar familjes disa video.

Ajo u bllokua në makinë dhe qëndroi për 18 orë aty, derisa u gjet e vdekur nga autoritetet.

Anndel Taylor mbeti e bllokuar në makinë teksa po kthehej nga puna në Buffalo gjatë të premtes mbrëma. Gjatë asaj kohe, ajo u dërgoi disa video motrave në Karolinën e Veriut, dhe videoja e fundit ishte realizuar pas mesnatës. Ajo kishte duke hapur dritaren e makinës që kishte ngrirë, me shpresën se do ta shihte ndonje ekip i shpëtimit.

“I ka telefonuar ndihmës së shpejtë dhe i priti me orë të tëra. Por të gjithë ata që u nisën për ta shpëtuar, kanë ngecur në mes të rrugës si pasojë e reshjeve të mëdha dhe bllokimit të rrugëve”, tha e ëma e saj Wanda Brown Steele.

Taylor i kishte thënë motrave në një bisedë në grup se do të flinte pak, dhe më pas do të përpiqej të largohej në një vend të sigurt derisa të mbërrinte ndihma e shpejtë.

Të fundit

Tensione te “Zogu i I-rë”, Berisha mbërrin në protestë, militantët përzënë mediat

Lideri demokrat Sali Berisha ka mbërritur në protestën e organizuar nga opozita në kryqëzimin e Sheshit Skënderbej me Bulevardin...

Jashtë parlamentit pas 3 dekadash, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos

Ndërsa procesi i numërimit të votave, përfshirë edhe ato preferenciale, po shkon drejt fundit, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko duket se nuk do...

Rama: Nuk u martuam sot! Frederiksen: Duhet të jemi bashkë

Kryeministri Edi Rama dhe homologia daneze Mette Frederiksen, gjatë konfernecës për shtyp, u pyetën edhe për procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor. Rama e...

“Pse duhej pritur Trump për armëpushimin?” Rama: Skuadër bashkërenduese të KPE

Do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian për një seri temash. Kështu u shpreh...

Lapaj reagon me vargjet e Hygosë: Të dua, Shqipëri! Në mbettë veç një, unë do të jem ai

Adriatik Lapaj nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet nga reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur...

Lajme të tjera

Web TV