Ekskluzive/ Protestë për Kosovën në urën lidhëse midis Gjermanisë dhe Francës

Monada Mehmetaj

Sot në orën 13 në urën që lidh dy shtete, Gjermaninë dhe Francën e pikërisht qytetet Kehl Banhof e Strasbourg u zhvillua një protestë me lejen e autoriteteve policore të Gjermanisë.

Organizatori zoti Brahim Shabani, banues në Ofenburg kishte organizuar këtë tubim që konsistonte në heqjen e Bllokadave të sërbise dhe nacionalisteve serb në Kosovë të cilat i konsiderojnë të patolerueshme.

Protestuesit arritën ta organizojnë protestën e tyre, ata bllokuan urën për më shumë se dy orë duke dhënë simbolikën e bllokimeve në Kosovë.

Duke patur tërësisht përkrahjen e policisë gjermane ata realizuan tërësisht qëllimin e tyre dhe dhanë mesazhe direkte për politikanët europianë.

Në rast të mos zgjidhjes së çështjes së tyre, ata u shprehen se do të vazhdojnë protestat para Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës.

Gjithashtu priten protesta në Gjenevë dhe në Lozane.

Protesta u shpërnda në qetësi të plotë dhe me mirëkuptim edhe pse protestuesit kishin rezerva sidomos në qëndrimin politik që mban shteti Francës në lidhje me ngjarjet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë.