Frikë dhe panik/ Merr flakë banesa në Tiranë, zbardhen shkaqet

Një banesë është përfshirë nga zjarri në Yzberisht.

Raportohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e dytë të një pallati.

Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe kanë neutralizuar flakët.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një bombol gazi e cila ka rrjedhur.