Shqipëria pranon të rimarrë të burgosurit nga Britania, do të vuajnë dënimin në Atdhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët që vuajnë dënimin në burgjet britanike do të dërgohen në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Një marrëveshje e zbuluar mbrëmjen e djeshme nga media britanike Daily Mail që është firmosur nga ministrat e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Dominic Raab, parashikon që në fillim të janarit, Britania të dërgojë 50 të dënuar shqiptarë nga burgjet e saj për të vuajtur dënimin e mbetur në burgjet shqiptare.

Deri më tani, deportimet e Home Office në Tiranë përfshinin ose kriminelë që kanë mbaruar dënimet në Mbretërinë e Bashkuar ose njerëz që ndodheshin në Britani ilegalisht, shpesh pasi kalonin Kanalin me varka të vogla.

Një burim nga qeveria shqiptare tha dje se bisedimet intensive mes Ministrisë së Drejtësisë së Britanisë dhe ministrit shqiptar Ulsi Manja, kanë çuar në një pakt për transferimet e para në burg.

“Ne kemi kapacitete të kufizuara në burgjet tona. Por për të treguar se jemi gati të përmbushim detyrimet tona ndaj Britanisë së Madhe, ne kemi rënë dakord të presim 50 shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë për t’u kthyer”, shtoi burimi.

Shtetasit shqiptarë përfaqësojnë rreth 10 për qind të të huajve të mbajtur në burgjet angleze dhe të Uellsit. Në numërimin e fundit kishte më shumë se 1,336, numri më i madh i kriminelëve jashtë shtetit pas hekurave.

Megjithëse grupi i parë i të dëbuarve kanë rënë dakord të kthehen, marrëveshja Shqipëri-MB thotë se të burgosurit mund të transferohen në të ardhmen pa pëlqimin e tyre.

Dhjetë largimet fillestare pritet të ndodhin në javët e para të vitit 2023.

Shqiptarët që vuajnë dënimet më të gjata në burg përfshijnë dy vrasës dhe tre mbretër të drogës, të cilët aktualisht janë duke vuajtur një total prej 143 vitesh, me një kosto për kuletën publike prej 6,864,000 £ në çmimet aktuale, pa marrë parasysh inflacionin e ardhshëm.

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV