Familja e kërkonte prej disa ditësh, gjendet e mbytur në liqen 80 vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 80-vjeçare e larguar nga shtëpia që prej datës 30.12.2022 është gjendur e pajetë në Pustec.

Policia bën me dije se vajza e së moshuarës kishte bërë kallëzim më herë për zhdukjen e saj dhe sot ajo u gjet e mbytur.

Nga të dhënat paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.Pustec/Informacion paraprak.

Pustec/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2023, rreth orës 10:00, në fshatin Liqenas, Pustec, pranë molit është konstatuar e mbytur në ujë, shtetasja S. Sh., 80 vjeçe, banuese në Liqenas. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për shtetasen S. Sh., një ditë më parë, ka bërë kallëzim në Polici, vajza e saj shtetasja V. Sh., rezidente në Greqi, e cila ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa më datë 30.12.2022. Trupi i pajetë i 80-vjeçares, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit

Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

Demokrati Belind Këlliçi u shpreh se shumë shpejt Shtetet e Bashkuara do të heqin non gratën për Sali Berishën. Sipas...

‘Nuk vij mo!’, Kryemadhi batuta pas daljes nga SPAK: Më thanë kush të duron ty…

Monika Kryemadhi, e cila u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha në fund të bisedës me gazetarët se nuk do të shkojë...

“Kush na ka maIIkuar?” Ish-banori i ‘BBV’ pëson aksident (Video)

Mevlan Shaba, i cili është dhe një ndër figurat më të komentuara në median “rozë” si në Shqipëri, po ashtu dhe në Kosovë, është...

Masakra e terroristëve në Beslanit të Rusisë, akti tragjik me 385 të vrarë

1–3 Shtator 2004 Më 1 shtator 2004, në ditën e parë të shkollës në qytetin e vogël Beslan, në Osetinë e Veriut, Rusi, ndodhi...

E pazakontë në Kinë/ Burri padit farmacinë pasi i zbuloi tradhtinë: Shkatërroi dy familje

Një ngjarje e pazakontë në provincën Guangdong të Kinës ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku një burrë i martuar ka akuzuar një zinxhir...

Lajme të tjera

Web TV