Policia zbardh detaje tronditëse për vrasjen në Prizren/ Të shtënat nisën brenda por..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e një të riu nga Kukësi në lokalin e natës në Prizren, ku si i dyshuar u arrestua pronari i lokalit, personazhi i njohur Dibran Hoxha, i njohur me nofkën “Kobra”. Nga ngjarja mbeti i vdekur 31-vjeçari Visart Cengu dhe u plagos shoku i tij 27-vjeçar Rufgen Shehu.

Sipas Policisë të shtënat kanë filluar fillimisht në lokal e më pas edhe jashtë tij. Sot policia kosovare flet per shkembim zjarri, nderkohe qe te marten u raportua se te rinjte nga Kukesi nuk kishin arme me vete.

Pas incidentit, tre të rinjtë nga Kukësi janë larguar me makinën e tyre në drejtim të Shqipërisë.

“Prizren 03.01.2023-04:00. Është raportuar se, nga disa persona në një lokal ka pasur shkëmbim zjarri. Pas incidentit, tre nga të përfshirët në rast që ishin shtetas të Shqipërisë janë larguar me veturë në drejtim të Republikës së Shqipërisë. Pas kontaktit me autoritetet e Shqipërisë, është konfirmuar se njëri nga personat e përfshirë në incident ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur”, njofton Policia.

Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri gëzhoja.

“Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim.

Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokalin ku ka ndodhur incidenti, dhe në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit lidhur me rastin, janë mbledhur disa dëshmi.

Po ashtu në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Njësitë e hetuesisë janë në koordinim me autoritetet e Shqipërisë për vazhdimin e ekzaminimeve e trupit të pajetë si dhe veturën e viktimës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së...

Rama ndan pamjet/ Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Dragotit, të cilën e vlerëson si një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa. Gjithashtu nënvizon se është...

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj...

“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese 40 vjeçari shqiptar në Greqi, Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e...

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në...

Lajme të tjera

Web TV