Laporta insiston: “Largimi i Messit ishte më i miri për Barçën, ishim drejt shkatërrimit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Joan Laporta ka insistuar se largimi i Lionel Messit ishte më i miri për Barcelonën pasi klubi ishte në prag të “shkatërrimit financiar”.

Gjiganti i La Ligës u përpoq me dëshpërim ta mbante Messin në ekip pasi kontrata e tij skadoi, por vështirësitë financiare në Camp Nou e bënë të pamundur vazhdimin.

Fituesi i Kupës së Botës i dha një lamtumire emocionale klubit të fëmijërisë së tij përpara se të largohej për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain në Francë.

Laporta këmbëngul se ai ka vepruar në interesat më të mira të klubit në atë kohë, përndryshe Barcelona do të ishte në “shkatërrim financiar”.

“Më duhej ta vendos Barçën përpara lojtarit më të mirë në historinë e futbollit. Në ato momente shkaku i rrënimit financiar nuk mund ta mbaja atë. Mendoj se ishte më e mira për klubin. Tani për tani ai është një lojtar i PSG-së dhe preferoj të mos flas për të”.

“Ne jemi të fokusuar te Barça. Leo do të jetë gjithmonë pjesë e mburojës sonë dhe unë do të doja që ai të kishte një fund ndryshe nga ai”.

“Ka disa opsione, por do të ishte e gabuar nëse do t’i thosha ato. Ne kemi një marrëdhënie pozitive”, u tha gazetarëve presidenti i Barcelonës.

Ndryshe, Laporta ka shprehur më parë dëshirën e tij për të rikthyer Messin në Camp Nou – edhe pse ai pranoi se nuk ka gjasa pasi kufizimet financiare vazhdojnë të mundojnë klubin.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV