“Më tha që i kam munguar”, Luarasi rrëfen momentin e vështirë: Nuk e takoja dot babain…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan Iris Luarasi ka ndarë në intervistën “2+3” dy momentet më të vështira të jetës së saj, njëri prej të cilëve ishte ndarja nga jeta e babait të saj. ajo tregon se në atë kohë ajo ishte me Covid e duke mos dashur ta bënte merak ajo nuk i kishte treguar që ishte e infektuar e për këtë arsye nuk kishte mundur të shkonte ta takonte në këtë spital.

 Cili është një moment i vështirë i yti që ke kaluar në jetë nëse kthen kokën pas në vite?

 Moment i vështirë ka qenë largimi i babit. Prindërit të gjithë do largohen, ne të gjithë do largohemi. Pa diskutim që ti gjithmonë mendon që qofshin sa më të thjeshta dhe me moshë çdo gjë. Largimi i babit  ishte në një moment… babi nuk vuajti nga Covid, se ishte mesi i pandemisë kur ndodhi, por kur ai u sëmurë unë isha me Covid, kështu që nuk mund të shkoja ta takoja dhe kjo ishte absolutisht një nga gjërat më të vështira. E para se nuk i thonim as babait dhe as mamit që unë jam me Covid, motra ime ishte më parë, pastaj zuri tim vëlla. Nuk e di pse më  këtë mënyrën tonë shqiptare, për të mos i merakosur prindërit, por  mendoj se bëjmë gabim. Babi më tha në telefon që më ke munguar këtu në spital. Aty i thash që nuk vij dot se jam me Covid, por ajo gjëja që më ka thënë më ka ngelur në mendje pa fund dhe them “çfarë është kjo mënyrë e të trajtuarit të gjërave, kur ti duhet ti thuash prindërve edhe kur je sëmurë”. Kjo përpjekja jonë për të mos u treguar, për të mos i lënduar, për ti ruajtur, kam merak se është e gabuar. Cikli i jetës është se ne të gjithë do largohemi, nuk ka për të qëndruar njeri. Kur mundohem ta vë veten në këtë situatë them që ai ishte një njeri që iku i lumtur me tre fëmijë që e donin me një grua që e shikonte në dritë të syrit nga mëngjesi në dark dhe mendoj që edhe atje ku është, është po prapë i lumtur që na shikon.

Të fundit

Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Duke pare disa propozime “ ineresante” ne kete propozim u habita shum qe nuk e “ pasuruan” akoma me...

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine...

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i shesë Kievit një pako...

PD e sëmurë nga mungesa e meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi, Ilir Alimehmeti, në një intervistë...

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe...

Lajme të tjera

Web TV