Shkencëtarët bëjnë thirrjen e fortë: Kujdes, këto profesione dëmtojnë zemrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët të American Heart Association thuhet se disa nga profesionet kultivojnë zakone më pak të shëndetshme krahasuar me disa të tjera, dhe si pasojë rrezikojnë mirëqenien e zemrës dhe vetë peshës së trupit.

Në studim u ekzaminuan 5566 persona mbi 45 vjeç, që nuk kishin precedent të sëmundjeve kardiake dhe iktus. “Kur njerëzit nuk janë të pavarur dhe e gjithë dita e tyre vërtitet rreth punës mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre”, shprehet për CNN Leslie McDonald, bashkëautore e studimit.

Disa punë shkaktojnë mungesë të gjumit dhe stres, madje mund të çoj në kequshqyerje, pije dhe duhan më shumë. Në këtë rast është mirë të ndihmoni veten me disa ndryshime të vogla, si për shembull, të gatuani drekën që në darkë, në vend të që të ndaleni në ndonjë fast food. Të përdorësh pushimin për një shëtitje.

Më poshtë keni një liste me 6 profesionet që kanë këto rreziqe:

1.Shoferët e kamionëve

Ajo kategori që janë të angazhuar në transportin e materialeve pinë duhan më shumë se çdo person që ushtron një tjetër profesion. Gati një e katërta e tyre konsumojnë cigare rregullisht dhe kjo sjell probleme të zemrës dhe mushkërive.

2.Industria e shërbimit

Njerëzit që punojnë në restorante, që nga kuzhinierët, kamarierët, luftojnë përditë me ushqimin. Pjatat që gatuajnë apo servirin janë një tentativë e vazhdueshme dhe shpesh kanë tendencën të kenë ushqim jo të rregullt.

3.Policët dhe zjarrfikësit

Personat që merren me sigurinë e të tjerëve, që nga zjarrfikësit e policët, duhet të mendojnë për zemrën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë në formë, dhe vuajnë nga zemra dhe tensioni i lartë.

Lexo edhe :  Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

4.Menaxher financash

Avokatët dhe mjekët duket se kanë zakonet më të mira të ushqimit. Ndryshe nga një menaxher financash, që ndjekin një dietë të keqe dhe herë pas here të frekuentojnë palestrën.

5.Agjent shitës

Më shumë se gjysma e agjentëve të shitjeve kanë zakone të këqija ushqimi, dhe në studim 69% e tyre rezultonte me kolesterol të lartë.

6.Administrator

Pjesa më e madhe e administratorëve nuk i dedikohet aktivitetit fizik. Studimi thotë se të ngresh këmbët mbi tavolinë për vetëm 5 minuta çdo orë, mund t’u ndihmojë me qarkullimin e gjakut.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV