Kim kurajon prokurorët: Hetoni pa frikë dhe favore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim takoi kreun e SPAK dhe prokuorët në nisje të vitit të ri. Mesazhet që la dhe reagimi që SHBA shpreh mbështetjen në intensifikimin e ndjekjeve penale të korrupsionit në nivele të larta politike.

Ambasadorja e SHBA-së në ikje Yuri Kim vizitën e parë në institucionet shqiptare e ka nisur me drejtësinë. Dje në mëngjes Kim zhvilloi takimin me Altin Dumani, kreun e SPAK, e cila u kujdes deri në fund që të zgjidhej më pak i politizuari dhe më afër standartit të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka pasur një pronocim për mediat, por zyra e shtypit dha deklaratën e saj. Ambasada amerikane ka dhënë detaje rreth takimit që ambasadorja Yuri Kim zhvilloi me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Në takimi që zgjati për rreth 50 minuta, diplomatja amerikane ripërsëriti qëndrimin për rëndësinë që ka reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit, duke ftuar kreun e ri të SPAK të intensifikojë ndjekjen penale ndaj korrupsionit në nivele të larta. “Ambasadorja Yuri Kim u takua sot (dje) me kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues. Ajo ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbështesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruhet në njoftim.

Lexo edhe :  Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Mohojmë të gjitha akuzat

 Dosjet që presin, majtas e djathtas

Kreu i ri i SPAK Altin Dumani u zotua se do të japë rezultate të mira sa të jetë në krye të drejtësisë, ku vëmendjen tha se do e ketë në luftën kundër korrupsionit. Dosjet që presin të hetohen me themel janë disa, por më të rëndësishmet mbeten inceneratorët dhe sterilizimi, denoncime që janë depozituar nga opozita. Po në lidhje me sistemin e shëndetësisë edhe edhe çështja e check-up, ku opozita pretendon se nuk po jepen rezultate nga institucioni i hetimit. Çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar gjithshtu mbetet një sfidë për SPAK pasi kjo çështje është edhe në Gjykatën Kushtetuese, por që ende nuk ka nisur shqyrtimin. Jo vetëm opozita ka çuar çështje në SPAK, vetë mazhoranca ka dërguar qeverinë e Berishës për dy çështje, për privatizimin e Klubit Partizani dhe dosjen ÇEZ DIA, privatizimi i KESH në kohën e qeverisë Berisha 2. Gjithashtu edhe për Ilir Metën janë tre denocime në SPAK që lidhen me akuzën e korrupsiont, fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Të gjitha çështjet duket sikur e përfshijnë të gjithë “zullumin” politik majtas dhe djathtas, por tashmë do të jetë SPAK që më së paku duhet tu japë përgjigje akuzave dhe në rast se konstatojnë shkelje ligjore të vendosin para drejtësisë personat përgjegjës, pavarësisht nivelit të lartë politik që kanë përfaqësuar apo përfaqësojnë. Kreu i SPAK ka lënë të kuptohet qartësisht se “nuk niset nga emrat” dhe se është i vendosur që kushdo emër, sado i lartë në hierarkinë drejtuese apo ish-drejtuese të jetë, nëse ka shkelur ligjin do të përballët me të.

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV