Pastruesja dhe djali i saj vjedhin miliona lekë në banesën ku punonin/ Blejnë 2 makina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shtëpinë ku punonte për ta mirëmbajtur në rrugën e Kosovarëve në Tiranë, Rozeta Dobi 49-vjeçe, bashkë me djalin e saj Havier Dobi, 23-vjeç kanë vjedhur rreth 120 mijë euro (para dhe sende me vlerë).

Policia e Tiranës ka arrestuar nënë e birë, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri) si dhe 3 automjete, 2 prej makinave ishin të blera me paratë e vjedhura. Po ashtu janë sekuestruar edhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

‘Vodhën në një banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, vihen në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese dhe djali i saj.

Sekuestrohen mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i provave të siguruara falë një pune të mirëfilltë hetimore, trejavore, të realizuar me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Inside”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve:

– R. D., 49 vjeçe dhe H. D., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.

Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

 

Të fundit

Mira Konçi publikon një video të fëmijëve duke kënduar dhe do të magjepseni

Artistja e dashur shqiptare Mira Konçi ka prekur zemrat e ndjekësve me një video të rrallë ku shfaqen fëmijët...

“22 vite më vonë”, ish-banorja e “Big Brother VIP” takon më në fund babain e saj

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, është takuar më në fund me babain e saj. Përmes platformës “Instagram”, Livia ka shpërndarë një...

Trupi i Papa Françeskut transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, homazhe deri të premten

Trupi i Papa Françeskut do të transferohet sot në Bazilikën e Shën Pjetrit për të bërë homazhe besimtarët. Shifrat e pjesëmarrësve pritet të jenë...

Pas rënies së fitimeve të Tesla, Elon Musk do të reduktojë rolin në adiminstratën e Trump

Elon Musk ka njoftuar se do të reduktojë angazhimin e tij në administratën e presidentit Donald Trump, duke pranuar se roli i tij politik...

Vajza e Gjovalin Prendit: Autorët i denoncuam, ja e vërteta e vëllait me Vis Martinajn

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”,...

Lajme të tjera

Web TV