Real Madrid ofron 120 milionë euro për të por Josko Gvardiol tregon klubin e zemrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndoshta ata që kanë parë Bundesliga-n dhe Champions League nuk kishin nevojë për Kupën e Botës për ta zbuluar, por nuk ka dyshim se Katari 2022 përfaqësoi një konfirmim ndërkombëtar për Josko Gvardiol.

Qendërmbrojtësi kroat, në pronësi të Leipzig, pati një turne të jashtëzakonshëm, pavarësisht maskës së fytyrës që duhej të mbante pas një goditje të keqe që mori në ndeshjet para turneut.

Shumë duartrokitje për të, duke pasur parasysh se i vetmi që vërtet ia doli ta vërë në telashe ishte Leo Messi. Dhe tani të gjitha klubet e mëdha e duan sepse Gvardiol, i lindur në vitin 2002, është padyshim mbrojtësi i së ardhmes. Por ka një lajm të mirë për dikë dhe një lajm të keq për dikë tjetër.

Ai që me siguri do të jetë i lumtur është Jürgen Klopp. Trajneri i Liverpool nuk ka mundur të mos buzëqeshë kur kanë rikthyer deklaratat e lojtarit. Gvardiol, duke folur për RTL Danas, shpjegoi se Reds janë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij.

“Klubi i ëndrrave të mia? Do të thosha Liverpool. Që kur kam qenë fëmijë, kam pare shumë ndeshje të skuadrës me babanë tim. Ne kemi parë çdo sezon, të gjitha ndeshjet. Dhe është një klub që më ka mbetur në zemër”.

Një lajm i shkëlqyer për britanikët, por më pak për pretendentët e tjerë. Po, sepse të gjithë emrat e mëdhenj të Europës, duke filluar nga Real Madrid, do të donin Gvardiol. Por nëse Reds hyjnë në garë, do të ishte e vështirë për lojtarin të rezistonte.

Sigurisht, Liverpool-i nuk mund të presë gjithsesi një zbritje nëse dëshiron Gvardiol. Për këtë drejtori sportiv i Leipzig, Max Eberl, ishte i qartë. Duke folur për SkyDeutschland, trajneri i klubit gjerman ka shpjeguar se si janë gjërat.

Lexo edhe :  Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme

“Ne kemi aktivizuar klauzolën e zgjatjes së kontratës, kështu që situata është në duart tona. Dhe ne nuk kemi ndërmend ta shesim Joskon me ulje në verë”. Me pak fjalë, ata që e duan kroatin do të duhet të shpenzojnë shumë. Jo se Liverpooli nuk e dinte tashmë këtë. Klubi ka një marrëdhënie mjaft të ngushtë me grupin Red Bull, pasi ka blerë disa lojtarë si nga Leipzig (i fundit është Konatè) ashtu edhe nga Salzburgu.

Por edhe nëse nuk do të ketë kushte të veçanta ekonomike, një gjë është e sigurt: nëse Gvardiol do të jetë në gjendje të zgjedhë Liverpool-in,e vështirë të mos e bëjë…

Të fundit

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Lajme të tjera

Web TV