Tomori-Mal i Dodonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Kotoni

Mal i Tomorit nga përshkrimet e pasura që i dedikohen për nga madhësia dhe pozicioni strategjik nga autorët antik të cilët e kanë cilësuar si “Olimpi i Perëndive” ka bërë për vete shumë udhëpërshkrues. Këtij mali kaq të bukur siç e cilësojnë deri në ditët e sotme studiues të ndryshëm nga e gjith bota i është përkushtuar me një studim “Sokratik” sipas parimit “Të njohësh të vërtetën e mirë është në vetvete edhe një veprim moral” edhe studuesi Ilir Cenollari në librin e tij “DODONA dhe qytetërimi evropian Tomori –Mal i Dodonës”. Për Tomorin unë jam nisur nga larg si një “leleg” pellazg.

Zoti Tomorit kish lindur para Budës, Krishtit dhe Muhametit, shkruan në faqet e para të librit autori. Njeri “Të priftë e mbara të mbroftë i Miri” ky është urimi i Zot i Tomorit, mal i të mirit. Më tej Iliri shkruan në parathënien e tij me një “Ironi Sokratike” arsyen e mosdijes nga të tjerët për tempullin e “Dodonës”, arsyen e heshtjes për madhështin e saj, kur historian, poet e filozof, dijetar, krijues grek e latin , nga Homeri e këndej të mos ketë shkruar a përmendur lëvduar Dodonën, Pellazgët, Ilirët e Jugut, hyjnitë, heronjtë, legjendat fenë dhe mitologjinë e tyre. Po kaq i madh është numri i autorëve të mesjetës dhe kohës moderne.

Nuk ka rilindas shqiptar që të mos ketë shkruar për Dodonën dhe famën e saj në botë. Sipas autorit duke cituar “Ciceronin” i cili thotë se “Historiani ka për detyrë t’i shmanget të gënjeshtrës, të mos fshehë të vërtetën”, të mos japë shkas për dyshime dhe thënies së Theopompit të Hios i cili shkon edhe më thellë: historian i zakonshëm kënaqet me paraqitjen e fakteve, historiani filozof, jo vetëm që dëshmon të vërtetën, por zbulon shkaqet e fshehta të zhvillimeve dhe ngjarjeve historike. Duket Se Cenollari i mëshon fort kësaj të dytës dhe e trajton këtë sipas parimit të krijimit të feve, se kush popull ka krijuar qendrën më të madhe e më të vjetër fetare në Mesdhe dhe në Eropë është edhe populli më i lashtë. Ai citon autorë të ndryshëm për këtë argument që nga Gustav Le Bon, Frojdin, Shën Agustinin, Branko Merxhanin e August Meser i cili thotë se”feja është fuqia, që e mallëngjen njeriun përmbrenda” Vlera e fesë qëndron jo tek dogma në vetvete, një gjë qesharake, por te fryma e saj mistike, te krijimi i ndjenjave  kolektive, te besa dhe vetmohimi, te sakrfica dhe reflektimi, te roli i saj si faktor zhvillimi dhe qytetërimi.Ilir Cenollari më tej argumeton boshtin shpirtëror, gjeografik, fetar, kulturor, gjuhësor, kohor, shoqëror se si krjohet një komb. Për autorin boshti gjeografiko-historik rreth të cilit është ngjizur populli shqiptar është Dodona, djepi i etnosit shqiptar, djepi i gjuhës shqipe, djepi i kulturës shqiptare.

Dodona si religjon dhe institucion fetar përbën njëkohësisht dhe djepin ku zë fill përkatësisht qytetërimi greko- romak dhe mesdhetar. Pikërisht kjo është arsyeja e interesimit të jashtëzakonshëm që ka ngjallur e që është shkruajtur e shkruhet për Dodonën. Studiuesi e mbron këtë ide në dy kahje. Së pari se feja e Dodonës është fe e të parëve tanë si trashëgimi kombëtare e dyta duke mbrojtur të vërtetën, të drejtën të mirën qëllimin e çdo kulture të lartë, universale e vërteta merr vlera më të mëdha.Studimi i historisë së Dodonës ndihmon të kuptosh, të kapësh fillin e proçesit historik, fillin e popujve të Evropës.

Dodona vendos dy kufij shkruan autori. Kufirin gjeografik dhe kufirin kohor. Dodona në kuptimin e ngushtë është një lis i shenjtë, një orakull i shenjtë, një faltore, një gur, një mal një vend i mirë, një profeci. Orakulli më i vjetër i Dodonës është ngritur në trungun e një lisi shekullor, degët dhe gjethet e të cilit “pëshpëritin mrekulli të padëgjuara”(Eskili , Prometeu, vargu 832). Autori mbështetet tek akademiku i Akademisë Mbretërore të Francës, zoti Charles Broset, 27 maj, 1766, i cili njeh mirë Dodonën e Epirit dhe shkruan për rojtarët e orakullit. Nevoja për të parashikuar të ardhmen, parashikmin e fatit, kjo ishte pyetja që shtrohej para njeriut. Shumë autorë kanë përfytyruar kështjella e rrënoja madhështore arkeologjike, kështu ndodhi me Pukëvillin apo me Martin Likun. Dodona është një fe dhe besim i tërë, një histori e tërë, një territor i tërë, një botëkuptim një kulturë dhe qytetërim.

Stefan Bizantini, shprehet se ka mësuar nga banorët e vendas se kazanët e Dodonës qenë ngritur në vende të rrahura nga era, në mënyrë të tillë që zhurma e tyre të zgjaste shumë. Zoti i Dodonës udhëtoi me kohë anembanë botës dhe mori emra lokalë, emra të ndryshëm sipas nevojave të shoqërisë njerëzore. Pranë çdo tempulli shërben trupa profetike, dy tre plaka ose pleq, kështu u krijua kleri i orakujve të Dodonës, feja Dodonase. Në Dodonë zë fill mitologjia greko-romake, zë fill etnonimi “pelakë”-“pellazgë”, për këtë flasin Homeri, Hesiodi, Eskili, Pindari. Orakulli frekuntohet për çështje të natyrës private martesa lindje sëmundje dhe tregëtie dhe asaj publike, për shpalljen e vendimeve të rëndësishme politike, mirëqeverisjen e vendit dhe fronëzimin e mbretërve.

Platoni shkruan “Askush s’merr guximin të kundërshtojë vendimet e orakujve të Delfit, Dodonës, Amonit në ndërtimin e një qyteti të ri ose për rindërtimin e një të rrënuari”. Ndër të tjera I.Cenollari shkruan për fuksionet e orakullit të Dodonës. Fuksione morale, ligjëvënëse dhe shoqërore. Fuksione parashikuese, fuksione këshilluese, gjyqësore, politike dhe qeverisëse, fuksione informative. Për ilustrime jepen nga autori shumë emra shkrimtarësh e historianësh që nga Dionis Halikarnasi, Homeri, Tit Livi, Justini, Straboni. Dodona u bë një qendër e madhe pasurore Dodona krijoi “bankën kombëtare”, thesarin e mbretërisë dhe për këtë u bë objekt i zilisë dhe i grabitjeve dhe sulmeve të vazhdueshme. Në Dodonë vinin njerëzit e pasur me trasta mbushur me ar, argjend dhe dhurata të çmuara. Një libër i shkruar i mungojë Dododnës, këtu e gjen shpjegimin Cenollari se pse nuk u shkruajt gjuha shqipe arsyeja ishte Dodona. Shkrimi binte ndesh me dogmën fetare dodonase, thelbi i së cilës konsistonte në rregullin absolut: ruajtje me rreptësi të madhe e sekretit hyjnor. Efori thekson: Pellazgët janë absolutisht një kombësi e ndryshme nga ajo Helene, se etnonimi <<pellazg>> është shumë më i vjetër se sa mbretëria e Arkadisë. Studiuesi Pierre Nicolas Rollethekson: “Orakulli i Dodonë u ndërtua nga pellazgët në trungun e një lisi, shtresa më e lashtë e Heladës”…”Dodona u ngrit në malin e Tomare në kufirin midis Epirit dhe Thesalisë”. Plakat e Dodonës qenë të parat që i kënduan himne perëndisë. Ky kapitull në të cilin I.Cenollari shtjellon etimoligjinë e malit Tomor si mal i “të mirit”.

Vendodhja e saktë e orakullit të Dodonës ndodhet në malin e Tomorit të Shqipërisë së sotme argumenton autori duke cituar autorë si Naim Frashëri dhe Asdreni, Sami Frashëri, Vaso Pasha, Ndre Mjeda. Shndërimi i çështjes së Dodonës në argument politik nga historian të ndryshëm përbën edhe thelbin shkencor të këtij studimi kaq të rëndësishëm. Tentativat për të përcaktuar një vendodhje tjetër të Dodonës është më e thellë se një argument historik. Autorët e lashtë identifikojnë malin e Tomorit me malin e Dodonës dhe anasjelltas. Ndonjëherë, në mënyrë poetike ata shprehen në shumës: Malet Dodonase ose Malet Tmarit. Për këtë citon Cenollari studiuesin Fransua Kuantë, në veprën “Kërkime mbi historinë dhe arkieologjinë e shenjtores së Dodonës”, ndër të tjera shkruan “Në të vërtetë Dodona mbetet e largët cilado qoftë epoka dhe origjina gjeografike e komentuesit; ajo ka karakteristika klimaterike dhe topografike të jashtëzakonshme, të cilat thonë ata, bëjnë natyrshëm vendin epifanik të Zeusit”, Dodona, vazhdon Kuantë,- është quajtur i pari vend kulti verior nga egjeanët dhe grekët e lashtë, i traditës indoevrpiane ose paraindoevropiane, hiperboreane ose iliriane.

Lexo edhe :  Artizania zadrimore/ Dada Vida mban gjallë traditën prej 50 vitesh

Ilir Cenollari ka drejtpeshimin mes faktit dhe interpretimit të tij, sepse ka ditur ti argumenoj mes kundërshtive të autorëve të ndryshëm që ka cituar. Ka krijuar një maket historik të cilin e mbron fal erudicionit të tij në fusha të ndryshme. Ai i ka ndarë në kapituj shumë tema në mënyrë  sintetike të historisë dhe falë njohjes së gjuhëve të huaja, ai e ka pasuruar edhe fushën e albanalogjisë. Fakti është se ai ka zgjedhur mes autorësh shumë të njohur dhe autor të rinj, dëshmon për një studim tejet profesional dhe mbi të gjitha me forcë morale ku përballja me këtë të vërtetë shkencore ka krahas karakterit kombëtar edhe vlerë evropiane. Njohja e Homerit dhe poetëve të tjerë të lashtësisë është një kafshatë e madhe për çdo studiues, si dhe 1000 referencat e autorëve francez, italian dhe gjerman e anglez, janë burime shumë serioze e të besueshme. Janë mbi 100 autor të përmendur e të cituar në një libër prej 200 faqesh.

Nuk mundesh të mos përmendësh Eskilin te “Lutëset” dhe Pindarin (libri IV,84) pohojnë të njëjtën gjë: Malet Dodoniane ndodhen në Perrebinë Pellasge përtej Pindit. Mali me njëqind burime është i qartë se identifikohet me malin e Tomorit të Shqipërisë, me malin Talar, që lëvdon Theopompi, Plini dhe autorë të tjerë të lashtë shkruan autori. Në kapitujt e tjerë : Herodoti dhe Dodona, Theopompi, mali i njëqind burimeve dhe fisi i Talarëve, Hellopia primitive, Tomari dhe Dodona, Hekateu, mali Amer dhe Dodona, Pseudo-Skylasi dhe Dodona, Polibi dhe Dodona, Tomori në veprën e autorëve romakë, Tomori dhe autorët Bizantinë, kemi një shtjellim të argumentit pro shqiptar të malit të Tomorit dhe Dodonës. Siç shihet çdo autori i vjen pas një argument dhe fakt historik i interprentuar nga studiuesi Ilir Cenollari. Hiperborenat vizituan orakullin e Dodonës dhe bën fli, ata kanë zakone të njëjta me trakët dhe peonët shkruan Herodoti. Në librin e IV, Herodoti pohon se profetët e orakullit të Tebës së Egjiptit e njohin orakullin e Dodonës. Profetët e Dodonës rrëfejnë se plakat, dy pëllumbat e zinj, fluturuan me dëshirë në Teba: njëra shkoi në Libi, tjetra në vendin e tyre, qëndroi mbi një degë dushku dhe me një zë njeriu tha se fati e deshi që në këtë vend të ndërtohet një orakull i Zeusit. Dodonasit këtë e morën si një urdhër të Zotit. Në orakullin e Dodonës shërbenin tre plaka. Promenia ishte më e vjetra( E mençura menie, mendje), Trimareta(E mira) dhe e treta më e vogla Nikandra (burrëresha), dëshmitë e profetëve të orakullit u mbështetën nga rojtarët e tempullit. Herodoti pohon se plakat e rrëmbyera nuk dinin greqisht, se atë gjuhë ato e mësuan kur ishin pengje tek fenikasit. Emrin pëllumbeshë atyre plakave ua dhanë dodonasit. Një autor tjetër që citohet në libër është edhe Stefan Bizantini i cili jep një përcaktim të qartë gjeografik të Tomarit, Hellopisë dhe Zotit të Dodonës. Platoni thotë se helenët janë pasardhës të atamanëve, një fis epirot të cilin Stefan Bizantini e quan fis ilir.

Aristoteli pohon të njëjtën gjë, helenët vijnë nga vendi i Dodonës, nga Graia, pra nga teritori që shtrihet nga Shqipëria e sotme deri poshtë Artës thekson autori. Ka shumë arsye pse Pirro Neoptolemeu shkoi në Dodonë për të bërë flijime e për të kërkuar mendimin e Perëndisë për të ardhmen e mbretërisë shton më tej I.Cenollari. Po ashtu shtron pyetjen Cenollari, kush e dërgoj Akilin në Trojë? Përse u betua Akili për nder të Zotit Pellazg të Dodonës, përse anëtarët e familjes mbretërore dardane, Andromaka, Eneu, Ankizi, Heleni u sollën peng në Dodonë, në Butrint, në Epir? A nuk përmbushi një mision të shenjtë të Dodonës për të marrë pjesë në luftën e Trojës? Ovidi kur përshkruan udhëtimin e Eneas për në Dodonë e vendos orakullin në brendësi të Epirit, ai shkruan për “Malet e Dodonës”, burimet e Tomarit krahina e Dodonës. Në shekullin e XII mali i Tomorit përmendet nga gjeografi arab Muhamet al Idrizi i cili ka shfrytëzuar vepën e Ptolemeut. Idrizi shkruan shprehimisht se midis Durrësit dhe Kosturit shtrihet vargmali Tamura(al Tamura) ose Tomori. Ardhja e shenjtit Abas Ali në Tomor nga emri i Abasidëve, nga atdheu i Muhamet Idrizit, është një provë e pakundërshtueshme e famës së madhe të malit në Lindjen e Mesme, Arabi dhe vende të tjera. Po të mos qe kjo njohje e vjetër dhe e madhe, Abas Aliu do të kishte zënë një mal tjetër shprehet Cenollari. Babingeri i cili anon në faltoret të sektit të bektashianëve flet për lidhjen e tyrbes së Baba Aliut, duke hyrë në thellësirat fetare dhe duke e lidhur këtë me Ali Elies dhe duke e argumentuar atë me veprën që është botuar në Oksford në 1929, që mban titullin “Marrëdhëniet e të Krishterëve me Myslimanët në kohën e Sulltanëve”.

Ndër të tjera Babingeri merret me varrin e Baba Aliut ku pas një përshkrimi të hollësishëm thotë arsyen pse varri i tij s’ka çati dhe lidhet direkt me qiellin. Ilir Cenollari me këtë vrojtim të një studiuesi me pasion e dashuri për kombin ia ka arritur të zbardh historinë e origjinës së shqiptarëve dhe të heronjve të tillë si Heronj të Dodonës: Herkuli, Akili, Odiseu, Oresti, Piro, Neoptolemeu, Teuti, Hylli, Eneu, Inaku, Kreoni, Kodro, Alete, Alqiviadhi, Aleksandri i Madh, Aleksandri i Molosi, Piro i Epirit, Krezi etj. Cenollari e nisi këtë studim si një “Sokrat i biri mamisë (majeutikën artin e të lindurit)” i cili i hyri filozofisë qysh në lindje për arsye se njihte mirë profesionin e mamasë së tij, ndaj shkruan ndër të tjera. Dodona luajti një rol të jashtëzakonshëm për civilizimin e popujve të lashtë dhe pasi e përmbushi misionin e vet, doli nga skena e hitorisë. Në prehistori njihet zona e Vlushit të Skraparit si një artefakt i qëndrueshëm, ndaj ekspeditat shkencore me disiplina të ndryshme duhet të vazhdojnë kërkimet, pse jo edhe me mbështetjen e biznesit privat që kërkon edhe një identitet kombëtar në fushën e historisë.  Si duket në koshiencën e këtij studiuesi rrinë mendimet e Sami Frashërit i cili thotë: “Historia është një proçes verbal që ligësitë e shekullit të tanishëm ia përcjell për gjykim gjykatës së opinionit publik të shekujve të ardhshëm”.

Të fundit

Braçe: ‘Tërbimi’ im është për mbrojtjen e bujqësisë, jo për pozita politike

Kritikat e forta që deputeti socialist Erion Braçe shprehu dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave kanë ngjallur reagime të...

U bë i famshëm duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi, vdes TikTok-eri 24-vjeçar

Efekan Kultur, i cili u bë i famshëm në rrjetin social TikTok në Turqi por edhe në mbarë botën, për sasitë e tepërta të...

Publikohet lista e 20 qyteteve më të ndotura të botës gjatë vitit 2024

Të gjitha përveç njërit nga 20 qytetet më të ndotura të botës vitin e kaluar ndodhen në Azi, sipas një studimi të ri. Shumica e...

Muaji i Ramazanit, katër këshilla për t’ju ndihmuar të ushqeheni mirë

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për besimtarët myslimanë. Shumica e muslimanëve do të agjërojnë gjatë orëve të dritës dhe...

Ulje temperaturash dhe reshje bore/Meteorologia zbulon si do jetë moti pas ditës së verës

Dita e sotme ka nisur me reshje të pakta, por në mbrëmje priten rrebeshe kryesisht në veri dhe në qendër. Parashikimi i motit u dha...

Lajme të tjera

Web TV