Flet avokati i pastrueses që vodhi mijëra euro/ Çfarë fshihet pas grabitjes spektakolare

Avokati i Rozeta dhe Havier Dobi se grabitja e mijëra eurove në banesën e zyrtares Alda Klosi është kryere në  bashkëpunim nga nënë e bir.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Gjermeni u shpreh se nuk ka dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në grabitjen spektakolare.

“Nuk ka  akuzë për grabitjen por për vjedhje. Deri në këtë fazë dyshimin më i arsyeshëm i konstatuar  nga gjykata është për bashkëpunimin e nënë e bir për vjedhjen e kësaj pasurie. Deri sot nuk kemi definicionin që të konstatojë hapësirën në kohë dhe hapësirë. Dyshimi i arsyeshëm është për vjedhje në  një rast, për banesën e zyrtares Alda Klosi”,  tha avokati.