Pablo Zabaleta flet për Shqipërinë: “Ky vend e dashuron futbollin, njësoj si Argjentina”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pablo Zabaleta dhe Doriva janë dy ndihmësit e trajnerit Sylvinho te kombëtarja shqiptare. Argjentinasi u aktivizua si futbollist me klube si Manchester City, West Ham dhe Espanyol, ndërkohë që veshi 58 herë fanellën e kombëtares albiceleste.

Në 18 muajt e ardhshëm do të provojë aventurën e parë në fushën e trajningut në krahun e Sylvinhos. Zabaleta krahasoi atmosferën në Shqipëri me atë në vendin e tij, ndërkohë që tregoi se çfarë pret nga futbollistët.

Jam shumë i lumtur që Argjentina na dha kënaqësi kaq të madhe. I njoh shumicën e lojtarëve të Kombëtares. Shoh te Shqipëria atë që shoh te tifozët e Argjentinës. Ky vend e dashuron futbollin, kjo është arsyeja pse jemi këtu. Duam të sjellim eksperiencën tonë. Shqipëria ka lojtarë me potencial të lartë. Disa prej tyre luajnë luajnë në Angli, Spanjë dhe Itali.

Mbi të gjitha duhet të kemi mentalitetin e duhur. Lojtarët duhet të kenë besim te vetja e tyre, duhet të jenë të bindur që do të sjellin sukses. Shpresoj t’i frymëzojmë që të japin më shumë që të bëjnë krenar tifozët dhe Kombin. Duhet të sjellim mentalitetin e duhur, besoj se do kemi miksin e lojtarëve të mirë me mentalitetin e duhur”, deklaroi ish-mbrojtësi i djathtë.

Të fundit

Vjosa Osmani: Jemi ngritur nga hiri, trauma u shndërrua në forcë

“Kodi i sigurisë për brezin tonë” është temë kryesore e edicionit të tretë të Forumit për Gratë, Paqen dhe...

Real Madrid “detyrohet” të nxjerrë në shitje dy lojtarë

Real Madrid ka filluar nga puna për të bërë gati plotësisht ekipin bazë për sezonin e ardhshëm. Deri tani ka zyrtarizuar trjnerin Xabi Alonso...

Tarifat e Trump/ Shqipëria, 7 mld lekë eksporte drejt SHBA-së, 1.9% e të gjitha mallrave!

Nga Shqipëria në Zimbabve, gazeta amerikane The New York Times ka përmbledhur importet nga të cilat SHBA-të mbështeten më shumë. Janë 140 vende, ku tarifat...

“Gjyqtarja Elsa Ulliri të largohet vetë, SPAK të provojë konfliktin e interesit”

Gjyqtarja Elsa Ulliri që do të kryesojë trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë rezulton lidhje e afërt familjare...

Lajme të tjera

Web TV