Ali Ahmeti flet para takimit me Ramën në Tiranë: Besa nuk ka “takat”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ali Ahmeti i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, para fillimit të takimit në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama, ka folur për Klan Macedonia duke komentuar mospjesëmarrjen e Lëvizjes Besa në këtë takim.

“Mirë do të ishte sikur të ishte. Por secili ka mendimet e veta, autonominë e vetë. Se sa është produktiv ai mendim koha do ta dëshmojë”, deklaroi shkurt Ahmeti.

I pyetur për tryezën e partive politike shqiptare dhe kërkesën e Lëvizjes Besa të bërë kohë më parë që të mblidhet kjo tryezë, Ahmeti deklaroi se nuk i takon Kasamit dhe partisë së tij për ta thirrur atë.

“Për të thirur diçka të tillë së pari duhet të kesh imunitet. Lëvizja Besa nuk e ka imunitetin e mjaftueshëm për të marrë përgjegjësi e për të thirur tryeza të tilla. Veç asaj radhën për ta thirur tryezën e ka pasur PDSH-ja sepse ka qenë me rrotacion. Ose PDSH ose ASH, njëra nga këta e ka pasur radhën”, u shpreh Ali Ahmeti për Klan Macedonia.

Të fundit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat, rinisin punën për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për...

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se lënda plasëse i është vendosur...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV