Nën akuzë nga SPAK për shpërdorim detyre/ Mediu: Politike, asnjë provë shtesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku sot i ka komunikuar akuzën.

“Më është prezantuar e njëjta akuzë. Ajo e 2009, akuzë e motivuar politikisht pa asnjë provë shtesë. Shpërdorimi i detyrës. Kam kërkuar që të pyetem që në fillim. Nuk jam pyetur për aktin e firmos ka 15 vjet. Motivimi politik është në akuzën e bërë. Nuk është urdhri i ministrit që ka bërë problem. Çdo letër që unë kam nxjerr ka qenë me referenca ushtarake dhe civile”tha Mediu.

“Ajo që mu paraqit është fashikulli i dosjes së prokurorisë së Përgjithshme. Qëndrimi im është se jam i pafajshëm. Nuk e pranoj akuzën. Është sipas marrëveshjeve me Pentagonin me praktikat e demontimit me analizë ndërkombëtare” tha Mediu.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Prokuroria e Posaçme SPAK mbylli hetimet për çështjen delikate të“Gërdecit”. Ai është thirrur sot në SPAK për t’i komunikuar dy akuzat, për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadrin ushtarak.

Brenda 10 ditëve dosja do të shkojë në GJKKO që të shqyrtohet, ndërsa Mediu tashmë është i pandehur.

Kujtojmë se SPAK regjistroi procedimin penal për ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, duke e marrë atë të pandehur për ngjarjen e vitit 2008 të ndodhur në Gërdec ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, të parashikuara nga Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak.

Lexo edhe :  Rama rikthehet në zyrë pas pushimeve, pritet Asambleja e PS dhe qeveria e re

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV