Libri i Princit Harry thyen rekordin: më i shituri në Mbretërinë e Bashkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Libri i kujtimeve i Princit Harry, i titulluar “Spare”, u bë libri më i shitur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, ka treguar botuesi i librit.

Libri u publikua të martën pas disa ditësh intervista televizive të Harryt dhe një versioni të publikuar gabimisht të memoarit ku u zbuluan informacione intime rreth familjes mbretërore britanike.

Libri i Harryt ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, pasi aty ka zbuluar betejat e tij personale dhe akuzat lidhur me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, përfshirë edhe për babanë e tij, Mbretin Charles, njerkën Camilla dhe vëllain e tij të madh, Princin William.

“Ne e dinim se ky libër do të fluturonte, por po i tejkalon edhe pritjet tona më të mëdha”, tha përmes një deklarate, Larry Finlay, drejtor menaxhues në Transworld Penguin Random House.

Botuesi i librit tha se janë shitur 400.000 kopje në ditën e parë.

Të fundit

Pas zjarrit në Kaninë/ Pamje nga droni, zbulohen dëmet e shkaktuara

Pas shuarjes së flakëve në fshatin Kaninë, ditën e sotme janë filmuar pamje ajrore të realizuara me dron, të...

Pauza e luftimeve në Gaza/ Zhgënjimi i Rubios: SHBA duhet të ndryshojnë strategjinë

Ushtria izraelite njoftoi një ndërprerje ditore të operacioneve të saj në disa pjesë të Gazës dhe krijimin e korridoreve të reja të ndihmës, pas...

Ish-shefi i “Rrugores” i dhunoi kamerierin/Pronari i lokalit bën për spital Ardian Isufin

Policia ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes së ndodhur në një bar në zonën e Skelës në Vlorë. Ish shefi i Rrugores...

Kur detyrat kushtetuese dhe publike përdoren si pronë private

Endri Kajsiu Pse mungoi kryeprokurori në prezantimin e draftit të kodit të ri penal dhe heshtja e çuditshme e organit të “akuzës”? Më 25 korrik 2025,...

Zjarret djegin banesa/ Evakuohen banorë dhe pushues në Borsh, aktive vatrat në Prespë

Perkeqesohet situata me zjarret në jug të vendit. Në Borsh flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme...

Lajme të tjera

Web TV