Elon Musk thyen një rekord “Guinness”, por këtë herë për diçka negative

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Multimiliarderi Elon Musk ka thyer një tjetër rekord botëror, por këtë herë për keq.

Faqja zyrtare “Guinnes World Records” ka bërë me dije se Musk ka thyer rekordin si personi që ka humbur më shumë pasuri në histori. Sipas saj, që prej nëntorit të vitit 2021 deri në dhjetor 2022, Musk ka humbur rreth 165 miliardë dollarë nga pasuria e tij.

Shifrat bazohen në të dhënat nga “Forbes”, por “Guinness” tha se burime të tjera treguan se humbjet e Musk mund të ishin edhe më të larta se kaq. Kjo vjen pas rënies së vlerës së aksioneve në firmën e makinave elektrike “Tesla”, pasi ai bleu Twitter vitin e kaluar.

Humbjet e Musk që nga nëntorit 2021 tejkalojnë rekordin e mëparshëm prej 58.6 miliardë dollarësh (47 miliardë paund), të pësuar nga investitori japonez i teknologjisë Masayoshi Son në 2000. Humbja e vlerësuar bazohet në vlerën e aksioneve të tij, të cilat mund të rifitojnë vlerën e tyre, që do të thotë se pasuria e Musk do të rritet përsëri.

Në dhjetor, shefi i Tesla-s humbi pozicionin e tij si personi më i pasur në botë nga Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e cila zotëron markën e modës Louis Vuitton.

Sipas Forbes, Musk tani ka rreth 178 miliardë Dollarë (152 miliardë Paund), ndërsa Bernard Arnault ka një vlerë të vlerësuar prej 188 miliardë Dollarësh (155 miliardë Paund).

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV