‘Kishte lidhje të pamundur’/ “Mallkimi” që përndoqi nënën që hodhi në lumë foshnjën e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethinat, 2 kilometra larg qytetit të Shkodrës Oriana Gremin pak e njohin. Por historinë e gruas 32-vjeçare që hodhi foshnjën njëjavëshe të porsalindur në ujërat e lumit Kir, bashkëfshatarët e saj e njohin mirë. Pas ngjarjes së rëndë të së premtes, ajo që u shkon në mend është fati i keq i jetimes që u braktis nga prindërit në moshën 1-vjeç.

“Braktisja është i njëjti skenar që e ëma bëri me të, por teksa Oriana pati njerëz që e rritën, foshnjën e saj nuk doli kush zot ta mbajë”, thonë fqinj të saj.

Po cila është historia e Orjana Gremit?

E lindur më 5 shkurt të vitit 1991 në Fier nga nëna Myzafere dhe babai Baki, një vit pas lindjes dhe ndarjes me bashkëshortin, nëna e Orjanës do ta sillte foshnjen tek vëllezërit e saj në fshatin Golemi dhe më pas do të zhdukej. Orjana, 1 vjeç do të rritej në shtëpinë e dajës Merzuk Rexhepi. Gruaja e tij Hasija do ta rriste Orjanën si vajzën e saj, bashkë me dy djemtë Fisnikun sot 40-vjeç dhe Denisin 37-vjeç.

Të njohur në fshat si një familje me gjendje jo të mirë ekonomike, por të ndershëm, familja Rexhepi askujt nuk i qau hallin për gjëmën që u bëri e motra e cila u zhduk sipas gojëdhënave të fshatit është në Greqi dhe që kurrë nuk u interesua për të bijën.

Nuk e kemi parë asnjëherë në fshat Myzaferen. As të atin. Sipas asaj që kemi parë, vajza u rrit te dajat dhe askush nuk e mori vesh cilët janë prindërit e saj. Ajo ka kryer vetëm arsimin bazë dhe më pas shkonte kulloste bagëtitë. Familja e dajës së saj është e tërhequr, nuk kanë miqësi në fshat, nuk bisedojnë me njeri, nuk kanë shoqëri përveç brenda fisit të tyre”, thotë Erjon Selgjukaj, administrator i komunës Rrethinat Shkodër.

Por si është pritur ngjarja e rëndë e ndodhur të premten nga bashkëfshatarët?

Erjoni thotë për Gazeta “SI” se askush në fshat nuk e ka komentuar. U vjen keq për familjen Rexhepi, Marzukun 70-vjeçar që Orjanën e rriti si vajzën e tij.

Dyshimet e para që kanë të gjithë është një mundësi lidhjeje e fshehtë e vajzës në fabrikën ku punonte.

Në moshën 23-24 vjeç Orjana, sikurse gratë dhe vajzat e fshatit nisi punën në një fasoneri në qytet. Ata shkonin me biçikleta sepse fshati është shumë afër Shkodrës, rreth 2 km. Zëra brenda në fshat thonë se dikush në ambientet e punës mund ta ketë gënjyer vajzën.

Lexo edhe :  Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ....

“Fabrika ku punonte është ndër më të mëdhatë në Shkodër, rrobaqepësi me afro 500 punëtorë. Dyshime ka për një lidhje të pamundur por që vajza u detyrua ta fshehë shtatzaninë. Askush në fshat nuk e ka ditur më parë këtë sepse vajza nuk dilte nga shtëpia”, thonë fqinjët e Orjanës.

I pyetur nga Gazeta “Si”, djali i dajës që e rriti Orjanën, Fisnik Rexhepi tashmë i martuar thotë se nuk dëshiron të shprehet në lidhje me ngjarjen.

“Kam dëshirë mos me u përzi”, thotë ai në lidhje me kushërirën e tij.

Banesa e Marzuk Rexhepit është një shtëpi e vjetër por me rrethim si një kështjellë. Të bën çudi avllia e lartë, ndryshe nga shtëpitë e tjera, ku duket se siguria brenda mureve të shtëpisë është thelbësore, me rëndësi.

Fqinjët e Orjanës të tregojnë se vajzën përveç se në mëngjes që nisej në punë dhe pasdite kur kthehej nuk e kanë parë kurrë më në këto vite. E po ashtu dhe familjarët e saj, që nuk dalin as në kafen e fshatit.

“Janë njerëz punëtorë por të ftohtë, të tërhequr, pa shoqëri. Punojnë në ndërtim dhe tani po ndërtojnë shtëpinë e re pas së vjetrës. Orjana e mbante vetë rrogën e saj dhe nuk ia prekte kush. Duhet ta ketë gënjyer dikush dhe vajza e pësoi. Duket se ka patur fatin e keq të së jëmës”, thonë bashkëfshatarët.

E teksa ajo pati fatin të rritet nga duart e Hasijes dhe Marzukut që i hapën derën, për foshnjen e saj askush nuk mori guximin ta mbrojë, duke ja lënë nënës në dorë, që në kushte të vështira ekonomike zgjodhi të jetë vrasëse e foshnjes së saj.

Ajo që ka çuditur zonën dhe njerëzit që e njohin Orjanën e historinë e saj, është fakti që as në këto momente të vështira për të, 32-vjeçarja nuk ka askënd pranë, as prindërit biologjikë dhe as dajat e saj. Të gjithë e kanë braktisur, duke e dënuar përjetë për krimin që bëri./GazetaSi

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV