Këngëtari Luiz Ejlli është bërë kryefjala e ditëve të fundit në çdo bisedë, media, apo dhe në çdo shtëpi.
Djaloshi nga Shkodra është më i komentuari ndër banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, fillimisht për flirtet e tij me moderatoren Kiara Tito e tashmë për një deklaratë të bërë pak ditë më parë ku tha se ishte sëmurë me një sëmundje të rrallë, ndërkohë që gjatë transmetimit live në “Primen” e së martës në Top Channel ai e mohoi diçka të tillë duke thënë se ky rrëfim ishte për një shokun e tij.
E gjithë kjo situatë ka sjellë dyshime te banorët dhe kryesisht te publiku.
Luiz Ejlli ka përfaqësuar në vitin 2006 Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zjarr e ftohtë”, kompozuar nga Klodian Qafoku, orkestruar nga Klodian Qafoku dhe Edi Balili e me tekst të Dr. Florit.
Kompozitori dhe bashkë-orkestruesi Klodian Qafoku ka publikuar një video në instagram ku shihen prapaskenat e grupit përfaqësues të Shqipërisë, ndër ta edhe këngëtari Luiz Ejlli. Në video grupi duket tejet entuziast, duke bërë edhe batuta me njëri-tjetrin.
“Çfarë kujtimesh” , shkruan kompozitori, duke përmendur të gjithë pjesëmarrësit në video.
View this post on Instagram