Nuk bien dakord për emrin e foshnjës, dhëndri i vë zjarrin makinës së vjehrrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas traditës, ai donte që djali i tij të mbante emrin e gjyshit të tij, por gruaja dhe vjehrra e kundërshtuan dhe ai i vuri zjarrin furgonit të vjehrrës së ardhshme. Ngjarja ka ndodhur në Mariglianella, në zonën napolitane.

Babai 22-vjeçar i djalit donte që djalit të tij t’i vihej emri i babait të tij, Felice për të nderuar gjyshin e tij duke i dhënë emrin edhe mbiemrin. Por gruaja dhe vjehrra e tij ishin të një tjetër mendim, duke preferuar një emër më modern për foshnjën e ardhshme, duke e konsideruar traditën tashmë të vjetëruar.

Një traditë që babai i ri i ardhshëm, nga ana tjetër, synonte vërtet ta vazhdonte, deri në atë pikë sa të mos pranonte asnjë nga emrat modernë të propozuar nga gruaja dhe vjehrra.

”Ai do të quhet Felice si babi”, dyshohet se u tha ai dy grave, të cilat megjithatë nuk ishin të gatshme ta pranonin imponimin.

Dhe ajo që fillimisht ishte një diskutim mes familjes u shndërrua në një debat të furishëm, gjatë të cilit 22-vjeçari urdhëroi vjehrrën të mos ndërhynte, duke kërcënuar se do t’i digjte në furgon nëse ajo vazhdonte të kundërshtonte zgjedhjen e emrit për fëmijë.

Nga kërcënimet ai kaloi më pas tek faktet dhe ia vuri zjarrin realisht furgonit. Karabinierët e stacionit aty pranë Brusciano ndërhynë për fikjen e zjarrit të makinës së gjyshes së ardhshme.

Flakët përfshinë edhe një makinë tjetër të parkuar pranë furgonit që i përkiste një amvise që nuk kishte lidhje me familjen. Dhëndri do të duhet të përgjigjet edhe për dëmin e kësaj makine.

Në pak orë, episodi bëri xhiron e qytetit të vogël në zonën e Nolës dhe ka nga ata që e kanë shndërruar historinë në një garë lotarie me numrat e gjyshes napolitane, duke provuar fatin: djali ka 9 pikë, 80 grindje me gra dhe 64 zjarri.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV