Deklarata e rëndë e Amosit dhe shpulla e Kejvinës ndaj Luizit, AMA VËREJTJE “Top Channel”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky edicion i “Big Brother Vip” është duke tejkaluar çdo kufi etike, edukate dhe humanizmi. Ofendimet e banorëve ndaj njëri-tjetrit, bullizmi në shtëpi, madje dhe dhuna e ushtruar si psikologjike ashtu dhe fizike nuk ka munguar brenda në shtëpi dhe e kemi fjalën pikërisht për shpullën që Kejvina i dha Luizit gjatë Primes.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, gjatë ditës së sotme u bë virale një bisedë ku Amosi përshkruante si do ta dënonte ai Luizin.

“Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?

Amos: Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…”, ishte biseda e dy banorëve brenda shtëpisë, e cila përveç revoltës së qytetarëve ka sjellë dhe reagimin e fortë të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

AMA i ka tërhequr vëmendje Top Channel duke i ndaluar që në televizion të transmetohen emisione që nxisin ose justifikojnë dhunë.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Ankesave i tërheq vëmendjen TOP Channel për shkelje të ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në:

* nenin 4,pika 2/d: “moslejimi i transmetimeve që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve” dhe 2/dh: “moslejimi i transmetimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën”

* nenin 32, pika 4 “OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen …. dhe çdo formë tjetër diskriminimi”.

* nenin 33, pika 1/ç: “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; pika 1/d: “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale“. si edhe për shkelje të Kodit të Transmetimit, miratuar me Vendimin e AMA-s, nr. 228, datë 11.12.2017, në:

Lexo edhe :  Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

* Seksionin 1, pika 1.5. “Transmetimet audiovizive nuk duhet të nxisin urrejtjen, intolerancën, diskriminimin ose të justifikojnë dhunën ndërmjet shtetasve”, pika 1.6. “Veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton normat morale dhe etike të shoqërisë”

Duke patur parasysh:

se “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, vlejnë njësoj edhe për transmetimet sipas kërkesës së përdoruesit (me pagesë) dhe pavarësisht fashës orare

Këshilli i Ankesave,

– tërheq vëmendjen për shkeljet e mësipërme,

– kërkon ndalimin e publikimit të videos në kanalin zyrtar në Youtube,

– paralajmëron, se çdo përsëritje do të trajtohet sipas dispozitave në fuqi.

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV