Tërmeti në Klos, Kosova vë FSK-në në dispozicion të Shqipërisë: Të gatshëm t’u ndihmojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mehaj njoftoi se i tha Peleshit që FSK është e gatshme për të ndihmuar me të gjitha kapacitetet, në çfarëdo situate të jetë e nevojshme.

Kosova është në gadishmëri për të ndihmuar Shqipërinë në rast nevoje, pas tërmetit me magnitudë 4.7 që tronditi vendin një natë më parë. Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka njoftuar se mbrëmë ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Niko Peleshin, pas tërmetit 5.2 ballësh që goditi Shqipërinë. Në këtë bisedë, Mehaj njoftoi se i tha Peleshit që FSK është e gatshme për të ndihmuar me të gjitha kapacitetet, në çfarëdo situate të jetë e nevojshme.

“Pas tërmetit të sontëm në Republikën e Shqipërisë, kam kontaktuar menjëherë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi. Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së. Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit. Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim. Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!” ka shkruar Mehaj në facebook.

 

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por nuk kanë kursyer as kryeqytetin dhe qytete të tjera si Pogradeci, Durrësi dhe Lezha. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera

Lexo edhe :  Ish-shefi i “Rrugores” i dhunoi kamerierin/Pronari i lokalit bën për spital Ardian Isufin

Të fundit

Vrasja e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë tre të akuzuarit

Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, tre të akuzuarit si bashkëpunëtorë të...

“Nuk ka uri në Gaza” Trump presion Netanjahut: Duhet të merrni një vendim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Tel-Avivin, se “Izraeli do të duhet të marrë një vendim” për Gazën, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mohoi se...

Zbulohen eshtrat e Njeriut të Kennewick, nga skeletet më të vjetra në Amerikën e Veriut

28 korrik 1996 Më 28 korrik 1996, në brigjet e lumit Columbia pranë qytetit Kennewick në shtetin Washington të SHBA-së, u zbuluan mbetjet kockore të...

Tragjedi në det/ Mbytet trageti me mbi 100 persona, 13 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur pas përmbysjes së një trageti me rreth 100 pasagjerë në shtetin...

Rithemelim, rikthim dhe revolucioni vazhdon!

Nga Alban Daci Kriza dhe serioziteti i një subjekti politik kuptohet nga dialektika që përdor dhe kjo e fundit ndërtohet mbi bazën e supozimeve ose...

Lajme të tjera

Web TV