“Vrasje për zhdukje të…”, zbulohen fakte të reja lidhur me eliminimin e Martin Çeços

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pas 8 muajsh, përsëri nuk është arritur të grumbullohen fakte shkencore të plota mbi arrestimin e 4 shtetasve, të cilët dyshohen se mund të kenë qenë pjesë e kësaj vrasje.

Në muajin dhjetor gjykata e Apelit, rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së kushurinjve Mollaj, për sigurimin e provës ndaj shtetases Tina Pajollari, e cila në momentet proceduriale ka marrë rolin e bashkëpunëtores në vrasjen e të riut nga fshati Kolanec. Duket se hetimi është ngritur vetëm mbi deklaratat që shpesh kanë qënë kontradiktore, prej të cilave tashmë rezultojnë 4 të arrestuar. Por vetëm pak ditë më parë në Prokurorinë e Korçës janë marrë në pyetje dy shtetas të tjerë të cilët mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Bëhet fjalë pikërisht për Xhoni Potkën (ish kunatin e Tina Pajollarit) dhe një shtetas tjetër. Edhe më herët këta shtetas janë përmendur në dosjen për vrasjen e Martin çeços, por duket se kanë vërtetuar alibinë se nuk kanë qenë të përfshirë në ngjarje, por së fundmi ata përsëri janë shoqëruar për të dhënë shpjegime shtesë.

Së fundmi del fakti i ri që në Gjykatën e Korçës është kërkuar nga mbrojtja e kushërinjve Mollaj, që prokuroria të hetojë edhe në një pistë tjetër për këtë ngjarje. Sipas mbrojtjes bëhet fjalë për një pistë hetimi e cila është përmendur mediatikisht, e cila është identifikimi i plantacioneve të kanabisit nga viktima, pak ditë më parë se të gjendej i vdekur. Kjo kërkesë e avokatit të dy të akuzuarve kryesor të ngjarjes ka ardhur, pas momentit që Prokuroria e Korçës nuk po mundëson ende fakte të reja shkencore.

Faktet e reja

– Telefoni i viktimës ende nuk është gjetur, për të identifikuar kontaktet e fundit të tij të cilat zbardhin ngjarjen.
– Gjatë muajit nëntor 2022 rrëzohet kërkesa e Gjykatës së Apelit për sigurim të provës për shtetasen Tina Pajollari.
– Gjatë muajit dhjetor 2022 merren në pyetje dy shtetas të tjerë për këtë ngjarje, njëri prej tyre Xhoni Potka ose ish kunati i Tina Pajollarit
– Zyrtarisht në Gjykatën e Korçës është ngritur kërkesa për hetim të vrasjes si shkak identifikimi i plantacionit me canabis nga Martin çeço. Thënë ndryshe vrasje për zhdukje të provave.
– Mjeti i Valter dhe Edlir Mollaj ka rezultuar pa përmbajtje të ADN-së humane në brëndësi.
– Kamerat e sigurisë përgjatë intinerarit të argumentuar nga deklarata e Tina Pajollari, nuk rezultojnë të kenë konstatuar mjetin e Mollajve.

Të fundit

Samiti në Tiranë/ Çfarë është Komuniteti Politik Europian?

Komuniteti Politik Europian (KPE) është një platformë ndërqeveritare e iniciuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më 9 maj...

Mrekullia elektorale e Ramës ka një emër…

Nga Blendi Kajsiu Menjëherë pas katastrofës elektorale të PD-së më 11 maj, propaganda berishiste filloi të shfajësonte Berishën për këtë humbje. Sipas saj fitorja e...

KQZ thirrje partive politike të nxisin komisionerët të përfundojnë numërimin e votave

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të nxisin numëruesit dhe komisionerët...

PD ankimoi vendimin e KAS, Kolegji Zgjedhor merr nesër vendimin për votat e Greqisë

Kolegji Zgjedhor pritet të marrë ditën e nesërme një venim në lidhje me akimimin e Partisë Demokratike, sa i përket vendimit të KAS për...

Fitorja e Ramës/ Veliaj reagon nga qelia: Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë!

Erion Veliaj ka reaguar nga burgu, për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. “Miqtë e mi, Nuk di nga t’ia nis....

Lajme të tjera

Web TV