Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari, iu gjet naftë kontrabandë brenda makinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të fuste naftë kontrabantë në vend. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë kontrolluan automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin K. B, ku u gjetën një sasi nafte të kontrabanduar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“PKK Bllatë/Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për të futur në vendin tonë, sasi nafte të kontrabanduar. Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari që e transportonte naftën e kontrabanduar, me automjet.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, në bashkëpunim me specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Dibër, bazuar në analizën e riskut, si dhe në vijim të kontrolleve ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin K. B., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi nafte të dyshuar të kontrabanduar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B. 34 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Të fundit

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane i drejtohet Trumpit në anglisht: Kumarxhi…

Kanali televiziv “Iran International” publikoi një video nga zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Ebrahim Zolfaghari, i cili, në një moment,...

Kenneth Arnold dhe fillimi i epokës moderne të UFO-ve

24 qershor 1947 Më 24 qershor 1947, Kenneth Arnold, një pilot dhe biznesmen amerikan nga Idaho, bëri atë që sot konsiderohet si vëzhgimi i parë...

Rama në samitin dyditor të NATO-s, takime me shefin e Aleancës dhe Mbretin e Holandës

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet në qytetin e Hagës, në Holandë, më...

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84 lekë dhe do shitet me 85.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Harrohet Irani! Izraeli sulmon palestinezët që po prisnin ndihmat, dhjetëra të vrarë

Pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit me Iranin, Izraeli i është rikthyer sulmeve në Gaza kundër Palestinës. Forcat izraelite kanë sulmuar qindra njerëz që ishin...

Lajme të tjera

Web TV