“Derbi i nxehtë”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Superkupa e Italisë mes Interit dhe Milanit pushton faqet e para të mediave sportive në ditën e sotme.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë:

“Derbi i nxehtë” është hapja e La Gazzetta dello Sport në lidhje me Superkupën e Italisë, e cila do të zhvillohet sonte në orën 20:00 në Riad. Milan-Inter në Arabinë Saudite për të ngritur trofeun e parë që mund të rifillojë sezonin.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 18/01/2023

Corriere dello Sport shkruan: “Playoff Arabia”, me derbin e Milanos që këtë here do të zhvillohet në Arabinë Saudite.Prima Pagina Corriere dello Sport 18/01/2023

“Juve-Rabiot, dëshmi e mirëkuptimit”, është titulli që hap edicionin e sotëm të Tuttosport. Nëna-agjent i francezit në Continassa për takim me Cherubinin. Në sfond rinovimi i kontratës.Prima Pagina Tuttosport 18/01/2023

Në Spanjë, Sport hapet me titullin: “Ultimatum për Memphisin”. Barça kërkon nga Atlético një transferim ose një shkëmbim me Yannick Carrascon. Holandezi ka arritur marrëveshje me Colchoneros dhe agjenti i belgut konfirmon seai  dëshiron të vishet si blaugrana.Prima Pagina SPORT (Diario) 18/01/2023

“Ju nuk mund të dështoni në këtë” shkruan prestigjiozja Marca. Gabimi i qartë dhe i dukshëm i VAR-it zemëron Cádiz, i cili kërkon të anulojë golin dhe të rifillojë lojën në 81′.Prima Pagina Marca 18/01/2023

Të fundit

Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian...

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet se dy automjete janë përplasur...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Lajme të tjera

Web TV