Ministri për Emigracionin Robert Jenrick ka reaguar, pas notës verbale që Shqipëria i dërgoi Britanisë së Madhe
Në një intervistë ai ka thënë se nuk është penduar.
“Nuk jam penduar për videon, duhet të jemi në gjendje të dallojmë diasporën shqiptare, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër, shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare dhe ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht. Me gomone. Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë”, është shprehur ai.