Vjen “bomba e motit”! Britania e Madhe jep alarmin e madh: Bllokim rrugësh e blackout-e

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshje të dendura dëbore parashikohet të pasohen nga një bllokim masiv i rrugëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Drejtuesit e automjeteve mund të mbeten në rrugë, thonë ekspertët që apelojnë edhe për  anulim të fluturimeve dhe udhëtimeve me tren. Një seri paralajmërimesh për motin e keq janë përhapur në shumë zona ndërkohë që Skocia pritet të goditet më rëndë nga kjo situatë atmosferike.

Parashikime për kujdes janë lëshuar tashmë për Uellsin, Devonin e Cornwallin, sipas The Guardian, si dhe për Skocinë jugperëndimore dhe Irlandën e Veriut, ku rrugët mund të vishen me akull e të bëhen tejet të rrezikshme për qarkullim. Në disa pjesa të vendit këshillohet lëvizja me makina vetëm nëse është absolutisht e domosdoshme. Paralajmërimet e autoriteteve erdhën pasi brenda 5 orësh u regjistrua më shumë se 100 aksidente rrugore të lidhura me motin e keq dhe ngricat.

Zyra e Metereologjisë thotë se mbrëmja e së hënës ishte më e ftohta e të gjithë vitit deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar me një ulje të temperaturave prej -9.8C të regjistruar në Topcliffe, North Yorkshire, ndërsa e gjithë Anglia pritet të përballet me një valë të madhe të ftohti të paktën deri mëngjesin e së premtes.

Të fundit

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Lajme të tjera

Web TV