Dorëhiqet kryeministrja e Zelandës së Re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministres së Zelandës së Re, duke thënë se nuk i ka mbetur shumë energji për të udhëhequr.

Deputetët e Partisë Laburiste do të votojnë të dielën për zëvendësimin e saj.

Njoftimi i Ardernit ka ardhur teksa sondazhet kanë treguar se partia e saj përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor.

Arden, 42-vjeçare, ka thënë se gjatë pushimeve verore ka pasur kohë që të analizojë të ardhmen e saj, duke shpresuar se do të gjejë energji për të vazhduar.

“Fatkeqësisht nuk e kam gjetur, dhe unë do t’i bëja shërbim të keq Zelandës së Re nëse do të vazhdoja”, u ka thënë ajo gazetarëve.

Ardern do të qëndrojë në pushtet deri më 7 shkurt.

Nëse asnjëri prej pasardhësve të saj nuk do të gëzojë mbështetjen e dy të tretave të partisë, votimi do të bartet te anëtarësia e Partisë Laburiste.

Më 2017, kur është zgjedhur kryeministre, Ardern ka qenë gruaja më e re në botë në krye të një qeverie, vetëm 37-vjeçare.

Ajo e ka udhëhequr Zelandën e Re përgjatë pandemisë së koronavirusit, të shtënave në xhamitë në Kristçërç, dhe në kohën e një shpërthimi vullkanik.

Ajo ka thënë se pesë vjetët e fundit e kanë përmbushur më së shumti, mirëpo udhëheqja e një shteti gjatë “krizave” ka qenë e vështirë.

Edhe pse kur është zgjedhur është konsideruar yll politik global, në sondazhet e fundit popullariteti i saj ka qenë në nivelet më të ulëta.

Ajo i ka thënë transmetuesit britanik BBC, më 2022, se ulja e popullaritetit ka qenë çmimi që duhet të paguajë Qeveria e saj për mbajtjen e njerëzve të sigurt gjatë pandemisë.

Të fundit

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Lajme të tjera

Web TV