Era e fortë bën ‘kërdinë’/ Rrëzohet çatia e një magazine, dëmtohen 5 makina të parkuara

Si pasojë e erës së fortë çatia prej llamarine e një objekti është rrëzuar. Për pasojë janë dëmtuar pesë automjete që ishin parkuar në afërsi të këtij objekti. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Njoftimi:

Korçë/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore). Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

foto galeri