Ilkay Gundogan ka vendosur të largohet nga City në verë dhe të vijojë karrierën në LaLiga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Spanjë nuk kanë më dyshime rreth përforcimit të Barcelonës në mesfushë për sezonin e ardhshëm. Klubi katalanas ka shprehur interesim konkret prej kohësh për Ilkay Gundogan, i cili është pjesë e Manchester City prej vitit 2016.

32-vjeçari ka fituar 11 trofe me klubin anglez. Në fund të sezonit del lojtar i lirë dhe ka vendosur të vijojë karrierën në La Liga. El Chiringuito raporton se Gundogan ka arritur një paraakord dhe do të transferohet te Barcelona në qershor.

Mesfushori me origjinë turke numëron 66 ndeshje me kombëtaren gjermane (17 gola). Gundogan shpërtheu si futbollist te Borussia Dortmund.

Në “Signal Iduna Park” fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, ndërkohë që shënoi golin e verdhezinjve në humbjen 2-1 ndaj Bayern Munchen në finalen e Champions League (2013).

Një finale të Championsit e humbi edhe me Manchester City (2021), ndërkohë që shpreson të fitojë sa më shumë me Barçën duke nisur prej sezonit të ardhshëm.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV