Moti i keq në Lezhë dhe Mirditë/ Reshjet e shiut, ende shumë toka nën pushtetin e ujit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e shumta të shiut në Lezhë kanë sjellë rritjen e nivelit të ujit në lumenj.

Sasia e reshjeve për 24 orë ka qenë mesatarisht rreth 70 mm shi. Kuota lumit Drin është në nivelin +2.3 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, pra kemi një rënie të nivelit me rreth 0.40 m dhe ka tendencë për ulje pasi reshjet e shiut momentalisht kanë pushuar.

Ndërsa kuota e lumit Mat ka rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 300 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumen Fan është 250 m³/s (350 m³/s më pak se raportimi i orëve të mëparshme, por pa krijuar probleme.

Deri tani ka prezencë uji në tokat bujqësore por pa krijuar përmbytje. Hidrovoret janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë:

-Hidrovori Balldren: -1.8 nga -1.5 kuota kritike;

-Hidorvori Tale: -05 nga -1 kuota kritike;

-Hidrovori Shllinza: -0.4 nga -0.5kuota kritike;

-Hidrovori Droje: -0.6 nga 0.0 kuota kritike;

– Hidrovoret e tjera nuk paraqesin problematika.

Nga strukturat e Mergjenccave Civile të bashkisë Kurbin raportohet se aktualisht, situata është më e qetë, ndërsa probleme ka në fshatin Shullaz, njësisë administrative Milot, me rreth 3-4 banesa të rrethuara me ujë.

Shkarkimet nga Shkopeti dhe Fani, nuk kanë afektuar në rritje maksimale të Lumit Mat, dhe si pasojë, gjendja në Fushe-Kuqe është normale.

Bashkia Lezhë:

-Në lagjen Beslidhja është kthyer normaliteti, pas ndërhyrjeve të punonjësve të bashkisë dhe rënies së nivelit të reshjeve.

Nga ana e bashkisë Lezhë janë kërkuar 50 forca ushtarake dhe 2 mjete të kalueshmërisë së lartë të pajisura me varka dhe pompa për largimin e ujit.

Lexo edhe :  Inteligjenca iraniane ‘shënjestron’ njerëz në Europë e në Amerikë/ Reagon ambasada e SHBA

Gjithashtu nga ana e bashkisë është kërkuar që me forcat xhenjere të ndërtohet një urë bejli, në vendin ku prurjet e mëdha kanë dëmtuara atë, por nga verifikimi në vend ka rezultuar se të dy shpatullat e urës janë dëmtuar dhe mbi të nuk mund të ndërtohet.

Si pasojë e kësaj situate Kryetari i Bashkisë vendosi që të ndërtohen nga ana e bashkisë bazamentet ku do të vihet ura e bejlit, dhe pastaj të vihet me forcat xhenjere për ndërtimin e saj.

Rruga që lidh fshatin Mërçi me superstradën Lezhë- Balldre, është bërë e kalueshme, pasi ka ra niveli i ujit.

Bashkia Mirditë:

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë, pasi reshjet e shiut vazhdojnë të jenë me intensitet të ulët herë herë të mesem, por me tendencë rënie.

Lumi Fan është fryrë dhe po tenton gërryerjen e shtratit, por pa dalë prej tij.

Në shumicën e fshatrave të bashkisë Mirditë ka mungesë energjie elektrike, ndërsa grupet e punës së OSHE-së po punojnë për normalizimin e gjendjes.

Të fundit

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Lajme të tjera

Web TV