Zhvillimet në ‘Big Brother’, Sonila Meço: Nuk kanë faj shqiptarët, por qeveria Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sonila Meço edhe fajin për “çmëndjen” e shqiptarëve për Big Brother, ia vesh Qeverisë, pra Edi Ramës. Sipas saj, nuk e ka fajin shikuesi injo rant dhe televizioni, por Qeveria që toleron abu.zuesit dhe i kënaq njerëzit me cirk.

Prej dy vitesh producentja dhe aktorja Sarah Jessica Parker po prodhon seritë e reja të jetës pas të 50-ave të mikeshave më të komentuara të Neë York-ut në një tjetër serial me titull “And Just Like That”. Pra jemi në kinematografi, jo jetë reale, në rol të një seriali që ka nisur me mikeshat që në të 30-at.

Por publiku ka shpërthyer i indinjuar, që personazhi Aiden (kujdes është rol, fiction, asgjë e vërtetë) është rikthyer në lidhje me Carrie-n (kujdes është rol, fiction, asgjë e vërtetë), e cila në seritë e dikurshme e kish lënë dy herë për t’u martuar me burrin me të cilin e tradhëtoi (Mr. Big) dhe Aiden qe martuar e kish krijuar një familje me tre fëmijë.

Mijëra komente, qindra mijra pëlqime e mospëlqime, diskutime e deri acarime mes komentuesve, që nuk pranojnë dot këtë lidhje, duke u keqardhur për Aiden e duke “coptuar” Carrie-n si të padenjë, shumë të ulët dhe manipulatore e pashpirt, që prish familje të shëndetshme.

Dhe e gjithë kjo “zierje” e rrjetit bëhet në anglisht, nga publik i gjerë prej çdo vendi të botës duke paralajmëruar edhe bojkot të serialit kur të dalë në transmetim si shenjë proteste ndaj skenarit që rilidh dy ish-ët.

Ndërkohë, në shumë telenovela e reality me skenarë të imponuar nuk kanë munguar rastet kur aktorët janë sulmuar, fyer e dhu.nuar nga fansat e programeve, që nuk po dinë të zhbëjnë mjegullën cerebrale mes realitetit dhe show-t.E pra nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në reagimin e publikut në rrjet mbi zhvillimet në BBVIP.

Fenomeni është i njohur, po aq sa edhe ecuria e formateve, që nisën si eksperimente sociale për t’u trajtuar nga profesionistë, sociologë, psikologë, gazetarë, psikiatër, specialistë komunikimi e përfunduan në degradimin e qenies njerëzore duke ndërhyrë me kontrolle dëmi, zgjidhje drastike, kërkesa për kontrolle, skualifikime, përballje të konkurentëve me publikun si ato të mishit të gja.kosur me peshkaqenët e uritur.

Lexo edhe :  Thashethemet për një romancë me Xhensila Myrtezajin, Ledri thyen heshtjen

Aty ku problemet, hallet, varfëria shpirtërore, degradimi kulturor dhe arsimor, çekuilibri vleror i shoqërisë “lulëzojnë”, nevoja për “arrati” në skenarë telenovelash e shoë-sh televizivë është edhe më e madhe, deri në mbathjen e këpucëve të protagonistëve duke përjetuar dramat e tyre në lëkurë.

E gjitha ndodh, sepse shkatërrimi i mekanizmave kulturorë e mbrojtjes së dinjitetit ka “rrjepur” logjikën dhe arsyen për të lënë zbuluar instiktin, reagimin natyral ndaj stimujve në kushte ekzistenciale.

E lehtë të shënjestrosh publikun “in jorant”, apo të kry qëzosh median “e pacipë”, por në thelb këtë “cirk” me ndjenjat dhe përjetimet tona e kemi pasojë të “nënshtrimit” të lehtë ndaj pushteteve abu.zuese, të çdo lloji si shoqëri.

E derisa shumica reagon kështu, pa kuptuar rëndësinë e ngjarjeve, dallimin mes realitetit dhe shoë-t, me lehtësinë e papërballueshme të manipulimit, duke relativizuar të keqen e mahnitur prej skandaleve, duke prodhuar “heronj” ku s’ka beteja të denja, duke linçuar atje ku s’ka interes publik, duke veneruar aty ku prodhohet degradimi i saj, shpjegimi do të gjendet tek “kockat” e parritura të rezistencës. Herët, shumë më herët se sot.

Njerëz të përfshirë nga marrëzia do të ketë gjithmonë, rrjeti s’ka kritere për ta. Ja hyni e lexoni nëse dini anglisht në faqet sociale të revistave e tabloidëve amerikanë dhe do të shihni se sa shumë po debatohet gjer në degradim mbi dy personazhe filmi si të ishin të vërtetë. Me gjasë do të bëjnë edhe ndonjë protestë.

Por kjo nuk prish rendin e gjërave në ato shoqëri, ku e drejta për një jetë dinjitoze u lejon të ndërrojnë qeveri, të marrin drejtësi, të protestojnë e ndryshojnë gjërat për mirë.

Këtu është dallimi kryesor, zhbërja e frikshme e “kockës” reaguese, tolerimi i abu.zuesit, që të lë pa bukë, pa punë, pa dinjitet, por të ngop me “cirk”.

Sepse evoluimi shoqëror nuk ka mundur dot të ndërtojë qytetarì të fortë, por na çoi nga prapambetja në dekadencë. Edhe pa demokraci në mes. Të paktën këtë të fundit amerikanët e ndërtuan.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV