“E kanë masakruar punonjësit”/ 52-vjeçari u gjet i pajetë, vëllai: Është bërë krim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjina Biba është 52-vjeçari i cili u gjet i vdekur ditën e sotme në Elbasan, pasi ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij.

Biba u gjet pa jetë në zonën e quajtur “Gurrorja”, ndërsa sipas dyshimeve të para, policia tha se ai ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Megjithatë, familjarët e tij tregojnë një version tjetër, teksa ngrenë akuza se 52-vjeçari është masakruar nga punonjësit e gurores.

Viktor Biba ka deklaruar se dyshon që vëllai i tij është masakruar nga punonjësit e gurores dhe më pas ishte hedhur nga lartësia. Ai hodhi poshtë pretendimet se i vëllai ishte i alkoolizuar, duke thënë se nuk e tepronte me pijen. Më tej ai shtoi se do të hidhte në gjyq punonjësit e gurores tek të cilët dyshonte.

“Na kanë thënë tek puna se kishte ardhur në shtëpi por kur shkuam në shtëpi nuk e gjetëm. Është gjetur 200 metra larg vendit të punës, i masakruar. Këtë e kanë bërë vetëm punonjësit që kanë punuar me të të cilët do t’i hedh në gjyq. Këtu është bërë një krim sepse ai është masakruar”-tha ndër të tjera, Viktor Biba.

Viktima banonte në Tiranë, ndërsa punonte në një gurore të Elbasanit, në fshatin Letan ku është gjetur i vdekur ditën e sotme, pas dy ditëve kërkimesh nga të afërmit e tij. Ai është gjetur i pajetë në afërsi të tunelit të Letanit në Elbasan ku punonte në një gurore. Sipas njoftimit të policisë, i ndjeri, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e konsiderueshme dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur “Gurorja”, është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën”- thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Thellohet tragjedia në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një...

Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho, ministri i Drejtësisë nuk ka vonuar emërim e drejtorit të ri të...

Botërori i Klubeve, cilat janë katër ekipet gjysmëfinaliste

PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube. Kampionët në fuqi të Evropës eliminuan Bayern Mynihun pas...

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan nis testimet…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ul në timonin e sedanit të ri elektrik të prodhuar nga kompania vendase Togg, në një përpjekje...

Parakalim i gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërkohë ekspertët po...

Lajme të tjera

Web TV