Rëndohen akuzat, Dani Alves mund të përballet me burg afatgjatë në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dani Alves është në mes të akuzave nga një 23-vjeçare e cila pretendon se lojtari e ka përdhunuar në një klub të Barcelonës më datë 31 dhjetor të vitit 2022. Vajza gjithashtu pretendon se Alves e ka rrahur dhe fyer me mbrojtësin që është në telashe madhore. Si rrjedhojë, 39-vjeçari është aktualisht në paraburgim dhe nuk ka të drejtën e lirimit me kusht teksa vetë Alves e ka mohuar një ngjarje të tillë.

“Më vjen keq, por unë as nuk e njoh vajzën në fjalë. Nuk kam cënuar kurrë hapësirën e dikujt tjetër, aq më pak të një femre. Kjo histori duhet të mbyllet sepse po lëndohen njerëzit e mi më të afërt, ata e dinë mirë kush jam unë në të vërtetë”, u shpreh Alves.

Megjithatë nëse akuzat provohen, sipas El Pais, Alvers rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg ndërsa nga ana tjetër, klubi i Pumas në Meksikë përfundoi në mënyrë të njëanshme kontratën e Alves.

“Me këtë vendim, klubi rikonfirmon angazhimin e tij për të mos toleruar asnjë veprim nga asnjë anëtar i institucionit tonë, cilido qoftë ai, për të cenuar frymën universitare dhe vlerat e tij. Pumas është një institucion që promovon respekt, sjellje të ndershme, dinjitoze dhe profesionale të lojtarëve të saj, brenda dhe jashtë fushës”, shkruhej në komunikatën e meksikanëve.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV