U shfaq në makinë pa rrip sigurimi, gjobitet kryeministri britanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ështe gjobitur së fundmi për shkak se është filmuar duke mos mbajtur rripin e sigurimit, teksa ishte pasagjer në një makinë. Sunak publikoi një video në rrjete sociale për ndjekësit e tij teksa fliste për premtimet e qeverisë britanike mbi ekonominë, megjithatë vëmendjen e publikut e ka tërhequr mungesa e rripit të sigurimit, ndërsa makina ishte dukshëm në lëvizje.

Sipas BBC një zëdhënës i qeverisë tha se “kryeministri e pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe ka kërkuar falje. Sigurisht që ai do të respektojë dënimin e caktuar.” Në fakt, kjo është hera e dytë që Sunak gjobitet gjatë 12 muajve të fundit, pasi ai u ndëshkua njëherë nga policia angleze për pjesëmarrje në një festë në Downing Street ndërkohë që ishin ende në fuqi masat e izolimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sa i takon shkeljes së tij të fundit, pasagjerët që kapen pa vendosur rripin e sigurimit në makinë mund të gjobiten deri në 100 paund, ndërkohë që shuma e penalitetit mund të 5-fishohet në rast se çështja shkon në gjykatë. Sunak është bërë kryeministri i dytë në historinë e Britanisë që gjobitet po kaq herët nga Policia.

Të fundit

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete

Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në...

E konfirmon trajneri Le Bris, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i Sunderland

Granit Xhaka zhvilloi të shtunën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, në miqësoren kundër Real Betisit. Mesfushori shqiptar filloi nga minuta e...

Transferim i befasishëm, Jasir Asani prezantohet tek klubi iranian

Jasir Asani është zyrtarizuar në Iran. Klubi i Esteglal ka  gjetur marrëveshjen me Guangju për afrimin e sulmuesit shqiptar. Asani ka firmosur një kontratë, e...

Zjarr në vendgrumbullim mbetjesh në Fier-Patos, tymi i dendur mbulon zonën

Një vendgrumbullim mbetjesh urbane në zonën e Portëzit, përgjatë aksit Fier–Patos, u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të diele (3 gusht). Ngjarja ka...

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat bazë të sigurisë. Drejtori i...

Lajme të tjera

Web TV